Ministria e Financave shlyen eurobondin e emëtuar në 2010

Saimir Lleshi

Ministria e Financave ka shlyer eurobondin e emëtuar në vitin 2010.

Shuma e shlyer nga kjo ministri është 322.5 mln euro. Po ashtu ministria e Financave bën më dije se vlera e principalit është 300 mln euro, ndërsa 22.5 mln euro është kësti i fundit i interesit.

“Fondet për pagesën u siguruan: 250 milionë euro nga një kredi (me garanci të Bankës Botërore) e marrë në tregjet ndërkombëtare; 50 milionë euro nga instrumente të emetuara në tregun e brendshëm. Eurobondi me shumë 300 milionë euro u emetua më 4 nëntor të vitit 2010, me maturim 5 vjet dhe normë interesi 7.5% dhe ishte emetimi  i parë i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit me qëllim financimin e deficitit buxhetor”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *