Zvizdiç & Vuçiç: Vendet e rajonit të bëjnë gjithçka që në Ballkan të mos ketë më luftë

Dita

Kryeministri boshnjak, Denis Zvizdiç dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç deklaruan sot në Sarajevë se vendet e rajonit duhej të bënin gjithçka në mundësinë e tyre për të siguruar që Ballkani të mos përjetonte më luftra.

”Asnjë shtet i rajonit nuk po përgatit ndonjë konflikt të armatosur”, theksuan ata.

Në lidhje me deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, sipas së cilës, çështja e migrantëve mund të shërbente si një konflikt i ri në rajon, Vuçiç u tha gazetarëve se deklarata e kancelares ishte mjaft e kuptueshme, e bërë nga dëshira për të parandaluar një skenar të tillë.

”Ne i kuptuam deklaratat e zonjës Merkel në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Vuçiç.

”Ne do të bëjmë më të mirën tonë për të siguruar që Ballkani të mos përjetojë më luftra apo gjëra të ngjashme”,. siguroi Vuçiç.

Share This Article
1 Comment
  • Jo Merkel nuk flet me nenkuptime .Ju si lepirsa te rusve,amerikanve e te evropjanve kini treguar se nga ju fillojne luftrat boterore .Por kete radhe ,une e pelqeje ,nuk do kuptohet me se kush do ja fusi njeri tjetrit .Ruset amerikanve apo te dy bashke kafsheve te Ballkanit .Nuk besoje qe strategjite te ndryshojne .Sic kane bere ne te shkuaren do bejne dhe tani po e hapet ju serbet gryken e pushkes .
    Me fjale nuk do por raketat ruse po i instalon.Mbas jush do fillojene Shqiperia ,Kroacia ,Sllovenija ,Kosova dhe Mali i Zi .Do mbushemi me arme dhe do fillojme te ham bare per tu mos u dorzuar tek superfuqite .Bari qe ham nuk ka per te na u ndare deri sa te kthehemi ne kafshe te buta te Evropes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *