“Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali tek Edi Rama”, libri i gazetarit Roland Qafoku mblodhi pasditen e sotme në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar personalitete të njohur nga bota politike, akademike, e gazetarisë por dhe më tej.
“Është një enciklopedi e vërtetë dhe një nga ato librat që do i rezistojë kohës. Sepse aty është historia në sfond. Por është më shumë se një libër historik, aty është politologjia. Nuk ka pikë ideologjie. Ka shkruajtur me ndjenja por pa emocion” vlerësoi profesor Artan Fuga.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Të pranishëm në këtë ceremoni, përveç Kryetarit të Kuvendit, ishin edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrat Nasip Naço e Lefter Koka, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të botës akademike, shkrimtarë, historianë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe ish-drejtues të lartë të shtetit.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit, kolegë të gazetarit Qafoku vlerësuan punën e madhe kërkimore dhe investigative.
Ky libër vjen në një renditje kronologjike të gjithë veprimtarisë politike të kryeministrave të shtetit shqiptar.



Urime Qafok,ne se je realist, per kryeministrat e shqiperise
Jam kurioz te di se c’ka shkruar per te ndershmin Meta!