Reagon Beketi: Nuk ka seancë gjyqësore deri vitin tjetër

redaktor

Biznesmeni italian, Françesko Beketi ka reaguar pas lajmit se ai mund të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas “Guardian”, Beketi do ketë një seancë dëgjimore procedurale më 7 dhjetor në Londër, pasi autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij nga Britania për t’u përballur me gjykatën shqiptare.

Biznesmeni italian akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash në një skemë të dështuar për ndërtimin e një hidrocentrali.

Vetë Beketi ka lëshuar një deklaratë për shtyp, ku thotë se nuk do ketë një seancë substanciale gjyqësore për ekstradimin e tij deri vitin tjetër.

“Një seancë substanciale nuk do organizohet deri vitin që vjen. Sigurisht nuk është marrë asnjë vendim për ekstradimin e tij. Beketi dhe avokatët e tij besojnë se mbrojtja e tij është e fortë”.

Beketi thotë se akuzat e qeverisë shqiptare janë të pabaza.

Sipas tij, asetet e kompanive i janë ngrirë në Shqipëri, duke mos e lejuar që të paguajë stafin e televizionit Agon.

“Beketi mohon me forcë akuzat ndaj tij si të pambështetura në prova. Qeveria shqiptare po i ngre pretendime si reagime ndaj dy gjyqeve të arbitrazhit të nisura nga kompani të lidhura me zotin Beketi kundër qeverisë për shuma të mëdha parash. Paditë janë presion ndaj zotit Beketi për të zgjidhur këto arbitrazhe”.

Share This Article
2 Comments
  • U desh te botonte Guardian lajmin e sakte qe te reagonin normalisht mediat shqiptare se dje kishin marre lajmin e shkruar ne zyrat e qeverise e dhe te tv ” serioz” top channel:)

  • BECHETI KA FITUAR GJYQIN NDAJ QEVERRISE SHQIPETARE PER PERSEKUTIM DHE DUHET TI PAGUAJME 300 MILION EURO PER PORDHET E RAMES.

    RAMA TI PAGUAJE NGA XHEPI I VETE KETO PARA, OSE TE VARET VETE NE LITAR NE MES TE TIRANES, SEPSE NUK PAGUAJME ME PER PORDHET E RAMES.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *