Që nga fundi i viteve ’70, dy janë konsideruar lordët më të fuqishëm e më të rrezikshëm në botë.
Pablo Eskobar, djali i një fermeri nga Kolumbia rurale, dhe Joaquin “El Chapo” Guzman, produkt i maleve të Sierra Madres në Meksikë kanë shpërndarë sasi të konsiderueshme kokaine dhe drogërash të tjera në botë gjatë “sundimeve” të tyre.
Duke bërë kështu, ata kanë arritur sasi të pallogaritshme pasurie, dhe e kanë ekspozuar botën përballë një niveli të paimagjinueshëm terrori.
Ndërsa një krahasim i drejtpërdrejtë mes kartelit Medelin të Eskobarit dhe federatës Sinaloa të Gumzan është jo i lehtë – ata kanë vepruar me produkte të ndryshme, sfida të ndryshme e tregje të ndryshme. Duke i parë të dy liderët veç e veç na krijohet një farë ideje për pushtetin dhe ndikimin e tyre, raporton Mapo.
Pablo Eskobar
I lindur në një familje të përulur fermerësh në afërsi të qytetit Medelin, në pjesën veriore të Kolumbisë, Pablo Escobar e filloi karrierën e tij duke bërë krime të vogla. Ai u “diplomua” në aktivitetin e kontrabandës dhe më pas filloi me shpërndarjen e dërgesave të marijuanës.
Në fund të viteve ’70, ai dhe pjesëtarë të tjerë të bandës kishin filluar trafikimin e kokainës jashtë Kolumbisë. Kolumbia mbetet një nga prodhuesit kryesorë të kokainës në botë, dhe në fillim të viteve ’80, karteli i tyre Medelin po krijonte qindra miliona dollarë pasuri prej kokainës në tregun amerikan.
Ndërsa pasuria dhe të ardhurat e Eskobar janë të vështira për t’u matur, besohet se ai fitonte 420 milion dollarë në javë në mesin e viteve ’80, që arrinte në 22 miliard dollarë në vit. Në fund të asaj dekade, ai zotëronte 80% të botës së kokainës, dhe shpërndante 15 ton të saj kontrabandë në SHBA çdo ditë.
Ai shpenzonte shumë për veten dhe familjen e tij, dhe ishte zot i kauzave sociale, ndërtonte apartamente, fusha futbolli dhe u jepte para të varfërve. Veprat e bamirësisë e bënë atë shumë popullor dhe krijoi imazhin e njeriut të popullit.
“Pablo po fitonte aq shumë sa që çdo vit duhet të lëviznin 10% të parave të tij, sepse mijtë i hanin kur vendoseshin nëpër bodrume, apo dëmtoheshin nga lagështira,” thotë vëllai i Pablos, Roberto.
Perandoria e jashtëligjshme e Eskobar tërhoqi vëmendjen e qeverisë kolumbiane, e cila kërkoi t’i mbyllte operimet e tij. Përplasjet përballë qeverisë dhe trafikantëve të drogës shpërthyen për vite me radhë duke u shoqëruar me dhunë në Kolumbi.
Qeveria kolumbiane, me mbështetje nga SHBA-ja, dërgoi forca speciale për ta rrëzuar Eskobarin edhe pse këto forca në përballjen e tyre të parë me kartelin nuk dolën me sukses. Në vitin 1991, fushata qeveritare e detyroi Eskobarin të dorëzohej, dhe ai arriti një marrëveshje për t’u mbyllur në qeli në afërsi të Medelin.
Në vitin 1992, provat se Eskobar po e kontrollonte kartelin e tij të drogës nga burgu bëri që qeveria të forconte masat e marra ndaj tij, por Eskobar u arratis nga burgu.
Gjatë kësaj kohe, ai dhe familja e tij udhëtonin nga njëri vend në tjetrin, duke mos qëndruar kurrë në të njëjtin vend për më shumë se dy ditë. Një herë, Eskobar dogji 2 milion dollarë para cash, pasi vajza e tij kishte ftohtë.
Ai u largua nga familja e tij, dhe vazhdoi arratinë i vetëm. Më 2 dhjetor 1993, forcat kolumbiane të sigurisë, besohet se bashkëpunuan me një grup tjetër hetuesish, Los Pepes, që gjithashtu po ndiqnin Eskobarin, mësynë në shtëpinë e tij në Medelin, atje ku po qëndronte.
Kur ata shpërthyen derën, Eskobar doli nga çatia. Si shumë detaje të jetës së tij, mbetet e paqartë se kush e qëlloi lordin më të fuqishëm e më të rrezikshëm të drogës në botë.
Joaquin “El Chapo” Guzman
Ndërsa “El Chapo” Guzman nuk është i pari baron i drogës që ka dalë nga malet e Sierra Madres në shtetin Sinaloza në veriperëndim të Meksikës, ky kartel mori përmasa globale nën drejtimin e tij.
Si kreu i kartelit Sinaloa, Guzman kontrollonte kultivimin e marijuanës që mbulonte më shumë se 23 mijë milje brenda Meksikës, një zonë më e madhe se vetë Kosta Rika, si dhe kontrollonte një rrjet që operonte në 50 vende, përfshi dhe SHBA-në.
Karteli besohet se kontrollon 35% të kokainës të prodhuar në Kolumbi (prodhuesi më i madh i drogës), dhe sipas DEA-s, në vitin 2013, ai 80% të heroinës, kokainës, marijuanës dhe metamfetaminës e transportonte në rajonin e Çikagos në SHBA çdo vit.
Karteli Sinaloa besohet të ketë shtrirje të madhe ndërkombëtare. Aktiviteti i kartelit është raportuar të jetë shtrirë në Australi, Hong Kong dhe Filipine vitet e fundit.
Sipas Zyrës së OKB-së për Krimet, organizatat latino-amerikane si Sinaloa po kërkojnë të zgjerojnë operimet e tyre në tregje të reja, duke përdorur rrugët e trafikut përmes Afrikës dhe Azisë.
unodc, responses to annual report questionnaire and individual drug seizure database
“El Chapo” nuk është i huaj për ligjin. Në vitin 1993, jo shumë larg pasi ai u ngjit në hierarkinë e kartelit, Guzman u arrestua në Guatemala, pasi i shpëtoi një përleshjeje me armë në Gualdalahara. Në burgun meksikan qëndroi deri në vitin 2001 e më pas u arratis nëpërmjet një karroce lavanderie.
Ai përsëri ndodhet në arrati pasi tre muaj më parë u arratis nëpërmjet një tuneli që njerëzit e tij kishin ndërtuar./Business Insider




