Paketa e parë e Zgjerimit për Komisionin Evropian, e cila për herë të parë u shty pak ditë përpara datës së caktuar të publikimit, në mes të tetorit, përfundimisht pritet të miratohet dhe të bëhet publike javën e ardhshme.
Kësaj radhe pritet që ajo të miratohet me procedurë të shkruar, një proçedurë jo e zakonshme për raporte të tilla, e cila shmang mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve, raporton TCH.
Atë ditë, komisioneri Hahn pritet të diskutojë pa praninë e medias në Komitetin e Jashtëm të PE, për ta publikuar paketën e zgjerimit vetëm pas mesditës, kur parashikohet të përfundojë afati i miratimit me procedurë të shkruar, nëse formalisht asnjë prej shefave të kabineteve të 28 komisionerëve nuk shpreh kundërshtim për miratimin e teksteve.

Paska alamet figure komisioni.Po qe se fotua eshte reale mua me pelqen komisioni.