Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për vrasje.
Serri Çobo, 34-vjeç, banues në fshatin Mifol, u arrestua pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me thikë shtetasin me iniciale A.Dh, me banim në Lapardha të Vlorës.
Krimi është kryer në Athinë të Greqisë në vitin 2008 në bashkëpunim me një shtetas tjetër shqiptar.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye në banesën e tij në fshatin Mifol, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg”. /Dita/
