SHTETI DHE ANTISHTETI

redaktor

1.Është e natyrshme, më shumë se e natyrshme, që, një luftë e gjatë idesh, vizionesh dhe përpjekjesh, qoftë edhe ngadhnjimtare, të pasohet, pas çlodhjes së shkurtër të ditëve të triumfit, nga ditët e pakënaqësisë dhe mërzitë. Këto, si ortekët, nga të vogla, fillojnë e bëhen të mëdha.

Një vend që pranon sakrifica të mëdha, pret nga fitorja edhe përfitime të mëdha. Kjo ndodhi edhe pas 23 qershorit të vitit 2013.

Ishin dashur tetë vite përpjekje, që i ngjanin një lufte ndërgjegjeje dhe mendimi, për të hequr nga pushteti një regjim, i cili, megjithëse erdhi në pushtet rastësisht, shpejtoi të bëhej despotik, i egfër, i prapshtë, deri vrasës. Asnjë përvojë e hidhur nga viti 1997 nuk kishte zënë vend në memorjen e pushtetarëve të pasvitit 2005 dhe, si dukej, edhe nse do të rrinin përsëri në qeverisjen e vendit, ata nuk e kishin pasur ndër mend të mësonin.

Kjo qeveri ishte bërë e rrezikshme, kishte të gjitha precedentët për t’u bërë edhe më tej e dhunshme, ndaj duhej hequr.

Dhe u hoq.

Pas janarit të vitit 2014 fillon edhe periudha e zhgënjimit, herë e ngadaltë dhe herë më e rrëmbyeshme, por gjithësesi gërryese. Mllefi që ishte mbledhur në tetë vitet e qeverisjes berishiane, i shndërruar në mbi një milion vota, ose një milion shuplaka, nuk e kishte pasur ndër mend të kthehej vetëm në duartrokitje, dhe këtë, si duket nuk e kuptuan njëherësh as qeveria dhe as vetë njerëzit.

Qeveria nuk mori në kujtesën e vet zhgënjimin e pas vitit 1998, njerëzit, të lodhur nuk morën mbi vete atë pjesë të asaj që duhej bërë për të nisur një hop të ri, në mos në ekonomi, të paktën në ndërtimin e shtetit.

Për herë të parë pas vitit 1990 tek njerëzit shteti shtroi dilemën e tij: shtet apo antishtet. Do të kemi më në fund shtetin ligjor, me të gjitha afeksionet dhe rripat e tij; apo do të kemi rrumpallën e antishtetit, si vazhdim i asaj që kishte ndodhur.

Rama shfaqi synimin e tij për të bërë shtetin, por harroi premisat e jashtëzakosnhme të greminës ku ishte futur shteti. Nga ana tjetër, si edhe herë të tjera, Berisha bën thirrje për antishtetin.

 

2.Reformat që ka marrë përesipër qeveria e tanishme janë të dhimbshme dhe kanë kosto të dyfishtë: ekonomike e politike. Ndoshta më mirë se nga gjithë të tjerët, këtë duhet ta dijë shefi i qeverisë, e megjithatë, pavarësisht “kasandrave” brenda vetes, fillimi i disa reformave njëherësh, në këtë amalgamë rrëmuje legjislative, ishte e natyrshme të deformojë thelbin e asaj që është pritur: rilindjen në tërë fushat.

Shefi i qeverisë ka marrë përsipër të bëjë të kundërtën e asaj që bëri paraardhësi i tij, Berisha. Ndërsa ky i fundit bëri antishtetin, aktuali i zyrës kryeministrore synon të bëjë shtetin.

Të dy e kanë pasur dhe e kanë me vete ngutjen.

Kopertina e sotme, DITA
Kopertina e sotme, DITA

Berisha u ngut të bëjë antishtetin, kjo edhe nga performimi i tij thellësisht politik proserb, dhe e bëri në pak kohë Shqipërinë një shtet rrumpallë.

Rama po ngutet të bëjë shtetin dhe po shkakton plagë, që mund të jenë të përkohshme tek disa dhe të vazhdueshme tek disa të tjerë.

Duke u ngutur Berisha solli gjëma kombëtare, mes së cilave, njëra, viti 1997, ishte pragu i tjetërsimit të kombit. Duke shembur shtetin, Berisha shembi shpresat.

Rama, duke u ngutur, po bën gabimin që haset shumë herë në jetën e njerëzve të politikës: ku ëndrrën e marrin për të mirëqenë dhe ngrehinën e nisur si të përfunduar.

Berisha, duke u shfaqur si i djathtë, krijoi një lëvizje politike kaotike, ku askush nuk ishte askund dhe ku askundi ishte tek të gjithë. Oligarkitë financiare dhe perandoritë meskine mediatike u bënë pronarë të shtetit. Rreth vetes ai mblodhi njerëz të cilët, të frymëzuar nga grykësia financiare shitën çfarë mundën, deri nderin, të vërtetën, ndërgjegjen. Nocioni komb u bë i njëjtë me pasurinë; mençuria kaloi tek grotesku, mendja u zevendësua me kallashin e rrugës.

Rama, duke u shfaqur si i majtë, e nisi goditjen e tij tek njerëzit e zakonshëm, që e kishin votuar dhe që kishin pritur prej tij një politikë sociale më liberale, më të afërt, më të avashtë. Në fakt duket fillimi i një ortakllëku mes oligarkisë së dikurshme financiare, pjellë e regjimit berishian dhe pushtetit të sotëm ramian. Ndërsa berberi, artizani, shitësi ambulant u shpall i padëshirueshëm, oligarku u bë si i shtëpisë.

Rama ka fatin e madh të drejtojë pas dy palë zgjedhjeve, që në një farë mënyre ishin plebishitare: dy hyrë, e dy herë në qershor, njerëzit i besuan, megjithëse kishte rjedhur jo pak ujë nën rrogozin e zhgënjimit. Mos qoftë e thënë që të saktësohet edhe një herë një fjalë e herëshme, ”e treta, e vërteta”, por në sensin e kundërt.

Rama, po ashtu, ka fatin të drejtojë duke pasur përballë një fantazmë të së keqes dhe një levantin hollandez.

A janë të domosdoshme reformat? Me siguri, që po. Kolapsi financiar dhe shoqëror ishte i papërballueshëm. Nuk ishte rastësi që dy përgatitësit e së keqes, Berisha dhe Bode, paralajmëruan skenarin grek. Jam i bindur se ata do të gëzoheshin po të shembej e gjithë Shqipëria për të riardhur në pushtet

Vendosja e shtetit të së drejtës, por edhe e detyrimit ndaj saj, është ndoshta proçesi më i vështirë që ka marrë përsipër shefi i qeverisë, dhe, duhet thënë duke pasur krahas vetes, në jo pak raste, një ekip qeveritar meskin. Ndoshta ai mendon se duke qenë vetë aty, drejtues, nuk është e rëndësoishme se çfarë marrin pas vetes të tjerët. Si e kam shkruar edhe më parë, me këtë ekip, ai qeveris lehtë, por nuk dihet nëse, po me këto, do qeverisë gjatë.

 

3.Shumë miq të mi kanë drojën se njerëzit po rebelohen. Unë do të gëzohesha në se do të kishte një rebelim të shpirtit të njerëzve. Në një rebelim të tillë, unë i druhem më tepër heshtjes se sa protestës.

Njerëzit në Shqipëri, duhet pranuar, nuk kanë vepruar gjithnjë me urtësi, por ata, të shtyrë nga padrejtësia, kanë kaluar në rebelim dhe në marrëzi.

Cila qeveri ka të drejtën të ankohet dhe të ndëshkojë apo të anatemojë një rebelim, shkaktare e së cilës mund të jetë ajo vetë?

Asnjë, nëse është vërtet e tillë. Dhe nëse vërtet synon të vendosë shtetin e së drejtës.

 

 

Share This Article
28 Comments
  • Mire ti qe je kembana e Rames, po ne qe lexojme diten c’taksirat ne kete mediokritet patetik te nje shkrimi lepires….Te gjithe mbushin gojen me fjalen reforma…Reformat bazohen ne vizione, hapesira dhe programe aplikimi…ligje te hedhura ne ere pa programe aplikimi me tekste angleze dhe shkolla angleze jane Qesharake dhe kunderproduktive..Qendrat e punesimit nuk jane funksionale…Reforma ne drejtesi, as qe do te preke askend…dhe KRM.a do te vazhdoje te bleje Jaguar…Lere opoziten dhe mos abuzo me ndergjegjen qytetare…nuk kemi te gjithe te bejme me opoziten por me deshtimin e ketyre UFO-ve…duhet te ndryshoje fort…leri lepirjet Bedri

    • ore Elio
      po mire more zoteri duhet me pas te gjithe mendimin tuaj apo si?
      per juve mjaftojne Jaguaret per te nxjerre perfundime por nderkohe hezitonit ta quanit Sali pordhen vrases edhe pas asaj qe beri ne Bulevard.
      Na thuaj ti zoteri cila eshte alternativa jote?
      Ja rrezuam Ramen se bleu Jaguar?
      Kush do vij more pizeveng ne pushtet? Ai qe vrau femije ne barkun e nenes ne /Gerdec?
      Apo ai qe ekzekutoi si qeveri nazistesh qytetaret e vet ne mes te sheshit?
      Fol o dallkauk, ti dhe gjithe ata qe nuk dune cfare duan e cfare flasin

      • Pizeveng, dallkauk…me duket paksa teper or mik..Nejse merremi me fakte… Une kam votuar Ramen (ti mesa duket jo se je larg). Mjaton te te them qe nuk ka nje fushe qe ka dicka pozitive ose me mire me thuaj ti..arsimi me Reforma angleze shkolla Gjermane etj etj, Energjitika me dritat qe kane probleme dhe tenderat e miqve te Rames, Ekonomia ne renie drastike dhe varferia ne kulm, rendi me dinamit dhe droge pa fund, apo minierat qe vazhdojne ti dhurohen Manes se Berishes..apo lejet e ndrertimit per Kocon dhe per Sandrin, taksat dhe doganat asnjehere kaq terrorizuese dhe me realizim minimal, etj etj..Atehere pizeveng je ti qe nuk jep arsye per sharjet e dallkauk je po’ ti qe I lepin prapanicen Rames me justifikimin e “kush do te vije..”

          • Jo Rama dhe klani I tij…Po I bere kete pyetje vetes mbetesh ne kurthin e Rames qe po mban saliun ne opozite vetem qe une edhe ti, ti bejme vetes kete pyetje…Ne dy vjet sa denoncime per saliun ka bere Rama?? Fillo pyet veten…Edhe uji qe te kthjellohet ka nevoje te turbullohet ne fillim..e jo me qeverisja…

        • PRA,Z.ELIO,DUHET T’I KTHEHEMI DHE TE LEPIJME KEMBET E PA LARA TE SERBEVE E GREKEVE,ME QE ZOTROTE DHE SHUME TE TJERTEVE PO U SOSET DURIMI ! DUHET TE PRANOJME SHKRIRJEN E SHTETIT KAQ SA KA MBETUR,DHE TE MBUSHIM PRAPANICEN ?! TE GJITHE E DIME,SE VENDI ARRITI ZENITHIN E KAOSIT NEN QEVERISJEN E BAJRAKTARIT SERB TE VUCIDOLIT,DIME EDHE SE GJENDJA E MJERUAR NUK MUND TE SHNDEROHET KAQ SHPEJT PER ME MIRE. ME QE E.RAMA , SIPAS TEJE,NUK IA ARRITI TA BEJE REALITET DERI TANI KETE ENDER,E…NUK QENKA I PERSOSUR,SIC E PANDEHEM, TA SHKRIJME FARE SHTETIN ? !
          NUK DI A TE KAM KUPTUAR DREJT ?????!!!!!!!!!!!!!!!!

          • SHqiperia nuk eshte Rama, ka njerez te tjeret, mbase jo llafolloge por me te afte, te siguroj…nuk kemi mbetur per amen aq me teper te identifikojme shtetin me Ramen…ju kuptoj qe jeni te frikesuar por mos jini feminore…sapo te bjere Rama ka 100 apo 1000 kandidate te tjere me te mire…

          • Jam krejtesisht me ty elio ne argumentat qe jep. E kam thene prej kohesh qe Rama po e perdor Berishen si gogol dhe per te evituar alternativat. Populli duhet te ngreje zerin, perndryshe eshte i tredhur. Dhe nje sugjerim per ty personalisht: mos u lodh shume duke i kthyer pergjigje ketyre militanteve bythlepires, majtas apo djathtas qofshin!

      • Sa mjeran je qe ke arritur ne konkluzionin se Shqiperia paska “vetem dy burra shteti”.

        Po mire o gani prej USE, po sikur keta te dy t’i bien kembes, çfare do bejne shqiptaret.? ( mos u frikeso se nuk vjen gje nga goja, po te vinte do kishte shpetuar populli shqiptarr)

      • o aniu ne SHBA, pse, edhe atje tek NJESHI i kane shpresat? pse, nuk ka PS-ja njerez 1000 here me te afte se Edi rama qe te drejtojne shtetin? pse keni mbetur ende mesjetare duke uruar idhujt> vetem injorantet krijojne idhuj.

    • Rama ka dështuar plotësisht me reformat dhe po i jep dorë horrave të PD-së. E thua mirë, o Bedri, ky iu kundërvu atyre që e zgjodhën dhe u bë palë me oligarkët e djeshëm. Është larg të qenit reformator dhe larg të qenit lider. Në zgjedhjet e ardhëshme shumica që i dha votën nuk ka për të votuar, e zhgënjyer totalisht nga të dy krahët. Do votojnë vetëm idhtarët e simpatizanët që përbëjnë një minorancë. Fiton kush të jetë më i forti dhe më i dhunëshmi dhe do të kemi në krye sërisht barbarë e 99-ça.

  • Z.Badri ,je bere nje socialist i thekur ! Prisnim me teper nga ju,nuk ishte e nevojeshme tju bashkengjitje gerdallave te vjetra qe pothuaj nuk jane parti politike ,por firma fitimprurese !

    • Moisi! Bedriu shkruan ato te verteta qe po i shohim dhe i ndjejme çdo çast. Po te ishte “socialist i thekur”, siç e quan ti, do t’i krihte bishtin Rames dhe jo ta kritikonte per ato qe nuk po i ben mire, siç bejne p.sh. sahanlepiresit e Saliut, me Balliun ne krye, te cilet nuk e shohin shefin e tyre qe eshte “lakuriq”, si nuk e shikonin edhe mbretin e perralles se njohur lapanjozwt perreth tij.

    • Je bere??? Socialist??

      Ore ky eshte ish kuader i devotshem i Partise, ka qene e mbetet me kohe. E prandaj ne boten e tij te shkruash lavde mbi partine eshte gjendje natyrale.

  • Z.Bedri te faleminderit per komentin,vertet eshte nje koment shum real ,eshte koment I drejte,dhe pa paragjykime.Ne vertet duam te bejme shtet,dhe po perpiqemi sado e dhimbshme eshte ti pergjigjemi politikave te qeverise,(dhe boten po cudisim si ka mundesi drita- jo,tatime- jo,uje-jo )po a e kupton qe sa here kemi PD ne krye kemi vetem majmerin e tyre dhe kur vjen koha per pushtet ne socialisteve na bie vetem te punojme, dhe te bejme shtet?nuk kemi pa ndonje qe te paguaj vertet per vjedhjet e medha qe I ka be ketij populli? per vrasjet ,rrenimin,atehere socialisteve u bie te largohen nga ky vend,sepse punesimin nuk e beri te drejte,beri nje politike favorizuese per PD-socialistet 8 vjet kane ngele rrugeve dhe kur vjen puna ne detyre ngrihen po ata qe I kan pat keto pozicione,jane pjesa me e madhe rrugeve,2-nuk u ndeshkua njeri.3-drejtohet vendi vetem me drejtues ish bashkiak,4- ishushtaraket nuk ju dha e drejta e llogaritjes se pageses, etj,etj,etj pra nuk ndertohet shteti mbi kurrizin e nje paleve duke favorizuar palen tjeter dhe konkretisht ata qe iken ose Pd-istet+ LS istet,pra makuteria vazhdon dhe e shofim po hane vetem ata qe kane ngrene gjithmone,kurse inteklektualet nuk arijne te bejne shkollimin e femijve,nuk jetojne si njerez se bota e ndertuar tani eshte e maskarenjeve dhe Edi Rama po I ligjeron matrapazlleqet e tyre,vetem nje gje te kene parasysh zoti nuk e fal djersen dhe gjakun e socialisteve dhe intelektualeve te ndershem

  • Z bedri lodhesh kot duke i rene sa majtas sa djarhtas,bjeri drejt ose mos shkruaj ne qofte se nuk don me kritiku qeverine Rama ,shteti apo anti shtet,fjale te medhaja,shqiperia ska qene,seshte dhe zdo te behet shtet kuzhdo qe te vije ne pushtet perderisa Kombi shqiptare te kete kufij mes vetes.Rama eshte vazhdim i qeverise nano-berisha dhe azgje me shume.Hajdutin e vuri doganier,kriminelin e boni polic,tutorin e boni deputet,dallaveraxhiun e vuni te drejtesia,dallkaukun e médiave Po e perkrah,une nuk i them shtet por organizate e mirfillte kriminale qe ka si qellim vetpasurimin me ane te vjedhjes e mashtrimit.Ska asnje diference mes berishes e rames pervec moshes.

  • Me njè “artikull” tè tillè, mbase mund tè pretendosh tè bèhesh pjesè e krehjes sè bishtit tè dikujt por kurrsesi tè jesh pjesè e njè gazetarie profesioniste, me standarte etike dhe pavarèsi tè bazuar nè fakte.
    DITA, po humb njè rast historik, pèr tè qenè pjesè e kètij zhvillimi pozitiv tè shoqèrisè shqiptare. Zotèrinjtè Islami, Koçiko, Stefani apo Malaj, po humbin kredibilitetin dhe vlerèn lexuese, me pèrpjekjet e tyre pèr tè qenè altoparlantè tè njè qeverie qè ka humbur çdo busull orientimi dhe jeton vetèm pèr tè mbajtur pushtetin .
    RRUMPALLA vazhdon njèlloj si nè kohèn e atij qè menduam se e hoqèm me votè dhe do e shihnim nè bankèn e tè akuzuarve, pèr tu pèrgjigjur pèr krimet e kryera. Asgjè e tillè nuk ndodhi. Saliun e kemi sot dishepull morali dhe “alternativè qeverisèse”, ndèrsa Kryeministrin, njè qyfyrexhi bajat. Parè nè kètè aspekt, nuk do kish qenè keq tè kishim Zef Dedèn nè atè karrike. Ai, tè paktèn èshtè origjinal dhe nuk shtiret.
    Shteti apo antishteti? Jo more zotèrnij jo. Hajdutè dhe viktima, do ishte mè mirè te thuhej. Qeveria e Likes, pèr tè bèrè dhe mbajtur Edin Kryeministèr. U katandis kaposhi njè thelè, more altoparlantè tè vullnetshèm tè kètij koalicioni , qè ka vdekur qysh kur u formua. Èshtè koalicioni me hajdutèrinè, asgjè tjetèr.

  • Duket sheshit servilizmi i njeriut te sigurimit te shtetit komunist.Ket e dine e gjith Shkodra qekur ishte gazetar te gazeta JETA E RE.Behu trim e kritikoje te pakten nje here qeverin Rama te bahesh pak i besuar nga publiku.Deri kure duhet te kritikohen parardhesit o shoku Berdri apo ke harruar po i themi barsolet ne nje ndermarrje ne Shkoder ne kohen bulcevikut.Ne nje ndermarrje nuk shkonte puna mire ose ishte ma problem se te tjerat.Ktu hyri largpamsia e partis dhe vendosen te cojn nje kuader te pregaditur per drejtor.Drejtori ne ikje i la tre zarfa drejtorit te ri duke i thene ne menyre shoqrore qe zarfin e pare ta hapte ne fund te vitit te pare. Ja mbajti fjalen dhe fund te vitit e hapi zarfin ku thuhej.Leja fajin drejtorit qe ka ikur.Mbas nje viti hapi tjetrin ku thuhej.Bene autokritik dhe angazhohu se do te ralizojm te gjith treguesit.Ne zarfin e tret thuhej.Jep dorheqje para se tu heqin.Pra deri kur Bedri Islamabat do thot qeveria e Edverit fajin e ka Berisha.

    • Kemi hasur plot gazepa qe u vardisen si qener brekeve te pushtetareve, por me kete pacavure ish-gazetari i Zerit te “Popullit” dhe ish-drejtori i Pallatit te Kultures te Shkodres ne diktature vertetoi perfundimisht se eshte pretendent rekordi ne stilin e bythlepirjes shqetó ne ambjentet publike.

      DITA, mos kane filluar gje t’ja u shkundijn breckat cucave?

  • o mark…si i the dranes ta fut nji here ne goje….si te tha dranja mire po lyje me mjalte, po ti si i the , ou me e ly me mjalte une e fus ne gojen teme……..fshi buzet mark se i ke me mjalte, gojor.

  • gani USA pyet se po iku Rama , kush do te qeverise ?
    O Gano , Rama nuk eshte Partia Socialiste . Po iku Ram mashtruesi do te qeverise perseri PS dhe e majta me nje Kryeminister tjeter te zgjedhur nga PS . Nuk harrine te kuptosh nje gje kaq te thjeshte ?

    • “Mire” thote soc.bythpambuku.Po iku E.Rama,eshte gati hijena Fatos Nano me lukunine e kelysheve te tij,qe mezi presin te rikthehen,per te grabitur edhe aq pak sa ka mbetur…..,! …në e lënte çakalli i Vuçidolit me taborin e jeniçereve te tij.

  • ose e lamtuires atje kudo prehen te gjithe,si nje pjese e fundit e jetes, pas saj,ne jeten tjeter te parajses,po tu hedhesh nje veshtrim ketij biznesi ka rritje se jeta ka shume plage
    largime per shkak te moshes
    aksidente
    sherr per pronen
    paaftesi mjekesore apo semundje e pasherueshme, etj
    kultura e nje vend pasqyrohet edhe te nderimi qe ju behet ne banesen e fundit…..
    teksa pija kafe erdhi inspektori me te drejte dhe kontrolloji kuponat.
    dhe njei moshuar tha sa mire po behet shteti
    tjetri i tha jo kudo.
    per nje punim varri shpenzimet shkojne 400mije te vjetra deri ne 2 miljon dhe ka edhe deri 18 miljonleke te vjetra.
    kush perfiton nga ky informalitet.thone se Bashkija, punonjesit e Erjonit ,dhe aty presin flete dalje e jo fature e jo kupon 300, mijie leke.
    kush shkojne gjithe kuto para,kush perfiton.
    le te flase erjon veliaj,tani kryetar i bashkise, i rilindjes qe kerkon te beje shtet,dhe shteti kerkon te kafja, kepucari, rrobaqepesi dhe mirr ben, por anti shteti cfare ben me sherbimin e biznesin punime mermeri.
    shteti te kontrolloje kudo ku kabiznes, e jo me zgjedhje, ky eshte nje aspekt i antishtetit,

  • Zoti Bedri pershendetje;

    Me gjithe respektin qe kam per ju,me keqardhje po ju them se keni devijuar nga rruga e zotit (nqs nuk jeni besimtar nga rruga e te vertetes)

    Paraprakisht te rekomandoj te lexosh komentet e njerezve te gazeta Dita pasi ato jane dhe Termometer por dhe pasqyre ku ju mund te shihni veten.

    P.sh ne editorialin e sotem te sugjeroj te lexosh komentuesin I Troplini qe ka thene gjera me vlere dhe te sakta.

    Me lejoni te analizoj nje fjali tuajen:

    <>
    Vetem kjo fjali ju nxjerr zbuluar..dhe pa ju ofenduar te thuash…”duke u ngutur” jeni ju qe po ofendoni nje mase te madhe atdhetaresh qe i kane mberthyer syte te gazeta Dita dhe te artikujt tuaj.

    nqs berisha ka bere “gjëma kombëtare” ai nuk eshte njeri antishtet por eshte SUPERKRIMINEL…

    nje superkriminel i mbeshtetur ne menyre te turpeshme dhe antishqiptare nga segmente te njohura ne washington dhe bruksel qe ju i quani NEN TOKA SERBE..

    zoti bedri

    miqesisht ju them: ose shkruani tamam si atdhetar….ose mos shkruaj ne kete menyre as mish as peshk..

    Eshte koha te deklarojme se Edi Rama ka kapitulluar apo tradhetuar ne menyren me te pabesueshme te mundur.

    Eshte koha te deklarojme se USA & BE qe kane tani probleme mbijetese po mbrojne me cdo kusht dhe mjet SUPERKRIMINELIN BERISHOVIC qe per efekt te nje stabiliteti falls antidemokratik dhe antishqiptar po shkelin mbi dinjtetin e shtetit dhe kombit shqiptar.

    Eshte koha per nje levizje te re ATDHETARE per te:

    1-denuar kriminelin bash-berishe
    2-per te larguar tradhetarin edi rama
    3-per te denoncuar hipokrizene e nderkombetareve.

  • sqarim: fjalia nga artikulli i zotit Bedri qe kam analizuar eshte

    “Duke u ngutur Berisha solli gjëma kombëtare, mes së cilave, njëra, viti 1997, ”

    qe per aresye aksidentale nuk u paraqit ne komentin tim

    FLMNDRT..

  • Z BEDRI eshte e vertet qe fjalet e RAMES bejne sikur do te ndreqin por realiteti qe konceptet e tij pershtetin dhe nivelin e qeveritareve me teper nenshtrues se zbatues te ligjit asnjeher konsultues por vet vendosesh per me ligje dhe akande per vet dhe miqte AI ishte qe nuk diti te drejtonte drejte opziten qe ne baze te gabimeve te qeverisjes te kalonim ne zgjedhje te para kohsheme dhe keshtu do te ishte dhe me ipranushem ndeshkimi i shkaktareve te gerdecit 21 janarit dhe shkaterimi i ekonomise ishte aleat perndryshimin e kushtetutes e cila krijoj premisat e mos berjes se shtetit dhe reformavr me trper realizon tekat e veta se sa zgjidhjen e problemeve Cvendosja e ranishme leteson poullin dhe pasojat jane me te vogela dhe zgjedhjet do te jene me te drejta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *