Prej ditësh ka nisur të rritet kurioziteti për emrat që po lakohen në media rreth prezantuesve të edicionit të 54-t të Festivalit në Radio Televizionin Shqiptar.
BORDO zbulon se protagonistët që do të ngjiten në skenë për të prezantuar festivalin janë: skenaristi dhe prezantuesi Pandi Laço, aktorja nga Kosova Gresa Pallaska dhe gazetarja Blerta Tafani.
Një treshe, e cila pritet të sigurojë një festival, i cili siç deklaroi pak ditë më parë edhe drejtori i RTSH-së, Martin Leka, do të mbahet mend gjatë.
Pandi Laço do të jetë krah dy bukurosheve, jo vetëm si prezantues, por edhe skenaristi zyrtar i festivalit të 54-t, ndërkohë gazetarja Blerta Tafani, vjen nga studiot e TVSH-së, pas një eksperience të gjatë në media, si gazetare dhe spikere lajmesh.
Mjaft kuriozitet ngjall emri i aktores Gresa Pallaska, e cila ngjitet në skenë, jo thjesht duke respektuar traditën e krijuar të festivalit, i cili prezantohet edhe nga përfaqësues nga Kosova, por edhe pas sukseseve në skenën e teatrit dhe kinemasë kosovare, por edhe një figurë e dashur për publikun përmes produksioneve televizive./Bordo

Thuthuqi Pandi Laco nuk e kupton se nuk eshte gazetar i mikrofonit: pra as i Radios, as i Televizionit as i Skenes. Gazetart e mikrofonit lindin nuk behen me zor.
Po nuk ka djem te rinj, aktore apo studente per aktrim , po vene plakun Pandi Laco ,qe eshte qe ne kohen e Enverit ??
Ai se ka te keqen te plaku se ne gjithe boten ata qe jane profesioniste drejtojne 20 e 70 vjec. Ai thjesht nuk ben per ate pune, por kur tv e drejton martin leka , bixhozxhiu e gjobaxhiu , mire dhe kaq. E lane tv publik ne mjerim te plote.
po ben perpjekje te shumta edhe ENKEL DEMI i madherishem per te prezantuar kete festival leshi.mortja qe nuk e han rtsh-ne.do te mbahet mend ky festival-thote martin leke bib ndoc llesh kole kari.sigurisht,do mbahet mend per vjedhjet e medha qe do behen.