Skënderbeu dhunon Sportingun dhe fiton 300 milionë lekë

redaktor

Skënderbeu arriti një fitore historike në “Elbasan Arena” mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke mposhtur 3-0 portugezët e Sportingut, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Dy gola nga Lila në 45 minutat e para dhe një nga Nimaga në pjesën e dytë i dhanë fitoren e pastër korçarëve dhe tre pikët e para në grupin H, ku bëjnë pjesë edhe Besiktas e Lokomotiva e Moska, të cilët ndeshjen mes tyre e mbyllën në barazim 1-1.

Në ndryshim nga takimi në Portugali, ndeshja në “Elbasan Arena” nisi në mënyrë të shkëlqyer për Skënderbeun, duke shënuar që në minutën e 15 me Lilaj, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë portieri i Sportingut, Rui Patricio, u ndëshkua me kartonin e kuq, ndërsa korçarët patën të drejtën e ekzekutimit të një 11-metërshi. Ishte Lilaj, autori i golit të parë që mori përgjegjësinë e goditjes së këtij 11-metërshi. Përballë portierit të sapo aktivizuar, korçari u tregua i saktë duke e çuar rezultatin në 2-0.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, megjithëse Berisha pati mundësi të shënonte edhe golin e tretë për Skënderbeun, ndërsa portugezët thuajse nuk rrezikuan në asnjë rast në 45 minutat e para të ndeshjes.

Edhe pjesa e dytë po ashtu si e para nisi me gol për korçarët, Nimaga shënoi golin e tretë me një parabol mjaft të bukur nga rreth 35 metra.

Më pas, të besuarit e Josës arritën të menaxhojnë më së miri minutat e mbetura të takimit, duke mos e vënë thuajse asnjëherë portën në rrezik dhe fitoren në diskutim.

Edhe pse Skënderbeu arriti të merrte 3 pikë në këtë ndeshjes, sërish ndodhet në vendin e fundit në grupin, i cili udhëhiqet nga Lokomotiva e Moskës me 8 pikë, Besiktas 6 pikë në vendin e dytë dhe Sportingu në vendin e tretë me 4 pikë.

Ndeshja e radhës për korçarët në Europa League është ajo ndaj Besiktas më 26 nëntor në Turqi.

Me kete fitore djemte e Joses kane fituar edhe 300 milione premio te vendosur nga presidenti Takaj.

Share This Article
7 Comments
  • Biznez i qarte keni marre lek nga beshiktashi per te fituar ndaj sportingut, dhe tani do i veni nje qmim te kripur beshiktashit per ti lene ndeshjen e ardhshme….. Per lek shqiptari shet edhe bythen e tij …..

  • ME SHUME LUMTERI….
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    Skenderbeu perparon,
    C’do shqiptar e admiron,
    Lart e me lart ,
    Korcen tone larteson,
    Por me shume lumteri,
    Se Shqiperia triumfon.

  • Urime per fitoren. Fjale lart e poshte do kete kurdohere, rendesi ka qe fituan, te tjerat i merr era.
    Sa per kuriozitet, edhe pse nuk eshte njoftuar zyrtarisht, Atletico Madrid eshte ne kerkim te Taulant Xhakes, behet fjale per nje shume rreth 30 milione €. Te pakten kete ve ne dukje shtypi spanjoll, me sakte gazeta sportive As.

  • Urime “Skendebeut” per fitoren e merituar!Kjo nuk do te thote aspak se “Sportingun” e ka dhunuar,as nuk e ka turperuar siç shprehen shpesh gazetaret medioker,te pakualifikuar qe uahqejne me stilin e tyre primitiv dhe arrogant turmen e tifozave te pakulturuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *