Vrasja në Kamzë, arrestohet babai i autorit dhe bashkëpunëtori

Saimir Lleshi

Policia e Tiranës nuk ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes së ndodhur në Bathore dy net më parë, por vetëm bashkëpunëtorin e tyre.

Nga ngjarja humbi jetën një shtetas dhe mbeti i plagosur vëllai i tij.

Policia sqaron se shtetasi me iniciale E.D, dyshohet të jetë autor i vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të vëllezërve, shtetasit me iniciale R. K dhe V. K, ku ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Policia arrestoi shtetasin Xhelal Daci, 55-vjeç, babai i autorit të dyshuar si dhe shtetasin Krenar Baja, 25-vjeç.

Shtetasit Xhelal Daci dhe Krenar Baja dyshohet se kanë fshehur armën e krimit, pistoletë tip “TT”,  e cila u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e quajtur “Ura e Zgafnarit” Bathore. Materialet i kaluan Prokurorisë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *