Në Siri janë përdorur lëndë kimike. Lajmi bëhet i ditura nga Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike, e cila thekson se gazi mustardë është përdorur gjatë luftimeve në verë.
Gazi vdekjeprurës, është përdorur në qytetin Marea, në provincën Alepo, më 21 gusht, derisa rebelët sirianë kanë luftuar militantët e Shtetit Islamik.
“Është hera e parë që kemi konfirmuar përdorimin e gazit mustardë në Siri”, ka thënë Organizata.
Grupet e ndihmës kanë thënë po ashtu se dhjetëra njerëz janë prekur nga gazi mustardë në Marea. Gazi në fjalë është ndaluar në të gjithë botën që të përdoret në vitin 1925. /Dita/

Informim qe shpupurish puplat per te krijue byk.Adresen zoteri,kush e ka perdor.Shteti apo rrebelet.