Fluksi i ikjeve vazhdon, prapë të dytët në Gjermani pas sirianëve në luftë

Saimir Lleshi

Edhe në tetor, shqiptarët nga Shqipëria ishin të dytët pas sirianëve në luftë që kërkojnë azil në Gjermani.

Ministria e Brendshme gjermane ka publikuar listën e azilkërkuesve ku shqiptarët zënë vendin e dytë ashtu sikurse në muajin paraardhës.

Pavarësisht se në media nuk është përfolur shumë, fluksi i ikjeve vazhdon të jetë i lartë.

Kështu, gjatë muajit tetor 4680 persona kanë shkuar në Gjermani, ndërsa në shtator ky numër ishte 6740 persona.

Sipas të dhënave zyrtare, hartuar nga Zyra Federale, njoftohet se për tetorin aplikimet e reja njohin shifrën në total të 31,580 personave.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, rritja ka qenë në masën e 142.6 për qind, pra numri i të ikurve është dyfishuar.

Gjatë periudhës nga janari deri në tetor të vitit 2015, në Gjermani kanë kërkuar azil 49 692 shqiptarë, ndërkohë që për të njëjtin hark kohor të një viti më parë kjo shifër ka qenë 6271. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *