India ka zgjedhur edhe për këtë vit më të bukurën e vet, e cila do ta përfaqësojë në “Miss Bota 2013”. Mbrëmjen e së dielës u zhvillua “Miss India 2013”, ku kurorën e mori bukuroshja 20-vjeçare Navnet Kaur Dhilon.
Këtë vit u shënua edhe 50-vjetori i zhvillimit të kësaj gare bukurie në Indi. Ajo përbën një ngjarje të rëndësishme për vajzat pjesëmarrëse. Kjo pasi që në vitin 1994, kohë në të cilën doli në dritë edhe aktorja shumë e mirënjohur e Bollivudit Aishuarja Rai, kjo garë shërben për promovimin e bukurisë indiane në gjithë botën.
Fitova “Miss India 2013” dhe do të përfaqësoj Indinë në “Miss Bota 2013”. Poooo! Më në fund ia dola. Faleminderit të gjithëve që më mbështetën, sepse pa mbështetjen tuaj, kjo nuk do të ishte e mundur. Ju dua të gjithëve”. Ishin këto fjalët e Dhilon në faqen e saj të internetit, pas marrjes së kurorës.






