Kandidaturat për çmimet “Puskas”

Dita

FIFA bëri të ditur gjatë ditës së sotme 10 kandidaturat për cmimin “Puskas” të golit më të bukur të vitit 2015, ku nuk mungojnë emrat e mëdhenj por dhe ata të panjohur, pasi realizimi i një goli të bukur jo gjithmonë është ekskluzivitet i yjeve të lojës. Në listën e 10 kandidaturave, gjendet dhe goli i realizuar nga Lionel Mesi në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, apo ai i Carlos Tevez në ndeshjen me Parmën, kur dribloi të gjithë kundërshtarët me radhë përpara se të godiste në hyrje të zonës.

Një emër i panjohur është David Ball, që realizoi në sfidën mes Fleetwood dhe Prestonit një parabël për t’u pasur zili.

Nuk mungojnë dhe këtë vit golat e Mexes, që shënon rrallë, por kur shënon lë shenjë, madje dhe në një derbi miqësor si ndaj Interit.

Në listë gjendet dhe goli fasntastik i lojtarit të Paderborn, Marcel Ndjeng në miqësoren me Boltonin të luajtur në Korrik të këtij viti,

ndërsa një kandidaturë është dhe një  gol nga kampionati kostarikan që mban firmën e Esteban Ramiresit.

Një gol me shumë peshë dhe që bëri xhiron e botës ishte dhe ai i realizuar nga Florenzi në takimin e Champions mes Romës dhe Barcelonës.

Nga Spanja propozohet gjithashtu dhe kandidatura e Gonzalo Castro në ndeshjen e 12 Prillit mes Real Sociedadit dhe Deportivo La Korunjës.

Kampionati brazilian gjithashtu dhe këtë herë ka një kandidaturë, me golin e Wendel Liras që ishte qershia mbi tortë e një aksioni fantastik skuadre.

Ndërsa nuk mungojnë dhe femrat dhe këtë vit, ku goli i përzgjedhur është ai i shënuar nga Carlly Loyd në finalen e Botërorit të Femrave mes SHBA dhe Japonisë.

Lista paraprake me 10 kandidatura do të reduktohet në 3 gjatë muajit Dhjetor ndërsa fituesi do të shpallet gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” që do të mbahet në Zyrih me datë 11 Janar 2016.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *