Pse erdhi ministri i Brendshëm në Shqipëri?

Dita

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere vizitoi sot Tiranën ku u takua me homologun Tahiri dhe kryeministrin Rama.

Sipas televizionit gjerman N­TV, De Maiziere ka ardhur në Shqipëri për të dhënë një mesazh për qeverinë shqiptare dhe qytetarët. “Maiziere do të shkojë në Shqipëri për të dhënë mesazhin se aplikimet për azil në Gjermani janë të pakuptimta”, thotë televizioni gjerman.

Kjo media argumenton se arsyeja e vizitës është pikërisht rënia e ngadaltë e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *