Pa pikën e turpit!

anazapta
gazeta dita cover

Ku u tretёn premtimet e bujshme tё çiftit kryeministror Berisha-Meta?

Asnjё qeveritar nuk mund tё nisё me premtimet e reja, pa u thёnё qytetarëve çfarё ka realizuar nga premtimet e vjetra. DITA liston sot premtimet e çiftit kryeministror Berisha-Meta  tё bёra nё fushatёn e zgjedhjeve tё vitit 2009: Nga premtimi i të dyve për të punёsuar afro 600 mije qytetarё dhe  pesё parqe industrialё nga Shqipёria e Mesme e deri nё Shkodёr, te premtimet për superfuqi energjetike. Nga “kaskadat e Berishës” te “minierat e Metës”, lista e premtimeve të parealizuara, të cilat sot “harrohen” dhe pa pikë turpi ripremtohen 250 mijë vende pune, etj.

Nga Pajtim Bello

 

Tharmi dhe nxehtёsia e ambientit elektoral pёr zgjedhjet parlamentare tё 23 qershorit duket tё jenё shfaqur disi mё herёt se sa pritej. Sjelljet politiko partiake janё shpalosur lakuriq, pa u druajtur se shumё para kohe po cёnojnё cilёsinё dhe standartin e tё jetuarit tё qytetarёve. Ajo qё dua tё trajtoj ёshtё sjellja e Qeverisё nё kёtё fushatё. Qeveria ka ngritur siparin e fushatёs duke harruar peshёn e turpit pёr mos mbajtjen e fjalёs sё dhёnё, pёr mospёrmbushjen e premtimeve tё bёra dhe pёrsёri ka hapur grykёn e thesit tё premtimeve. Qeveria duke mos rrёfyer si e ka kryer detyrёn ndaj qytetarёve pёr katёr apo tetё vite qeverisje, ka hedhur tutje cdo nivel minimal llogaridhёnie dhe shfaqet para qytetarёve si njё qeveri aliene. Kjo ёshtё taktikё pёr t’i shpёtuar pёrgjegjёsisё pёr keq qeverisjen, pёr mos pёrmbushjen e premtimeve dhe detyrimeve qeverisёse. Njё qeveri serioze preferon tё matet me premtimet e bёra pёr njё mandat qeverisёs, madje e ka detyrim ligjor tё informojё qytetarёt cfarё ka bёrё e cfarё nuk ka bёrё.

Pikёrisht nё kёtё ballafaqim mё sё pakti qytetarёt kuptojnё se kanё tё bejnё me njё qeveri serioze dhe nё varёsi tё sinqeritetit raportues qytetarёt duhet tё vlerёsojnё kush i ka qeverisur nё njё mandat tё caktuar. Nё nje shoqёri tё formuar e tё ndёrgjegjёsuar pёr misionin e vet, qeveria e ka tё vёshtirё tё mos ballafaqohet me qytetarёt e vet. Mirpo tek ne ndodh rёndom qё qeveria tё zbresw nё fushw- betejё si parti opozitare, duke filluar me njё bllok tё pashkruar ku hedh premtime dhe vetёm premtime. Ёshtё fatkeqёsi, por shoqёria jonё vuan nga sindromi i mos reagimit dhe nё heshtje pranon rrjedhёn e ngjarjeve si do qё tё vijnё.

Kёshtu ndodh edhe me kёtё manovёr taktike e tё ulёt qё luan qeveria e Sali Berishёs. Mirrpo nёse kjo manovёr taktike e qeverisё gjen terren nё indiferentizmin e shoqёrisё, media nuk ka arsye tё bjerё nё kёtё grackё. Media e ka kontratёn me qytetarёt dhe duhet tё zhveshw lakuriq qeverinё, duke mos i lёnё terren manovrave dhe tymnajёs sё saj. Media duhet ti referohet memories sё vet dhe tё iniciojё ballafaqimin me qeverinё. Qeveria duhet tё jetё nёn presion mediatik pёr tё dhёnё llogari njё pёr njё dhe jo tё sillet sikur zbret pёr herё tё parё nё tokёn shqiptare. Asnjё qeveritar nuk mund tё nisё me premtimet, pa thёnё çfarё ka realizuar nga premtimet e para katёr viteve. Ёshtё fjala pёr mos realizime qё ndikojnё thellёsisht nё jetёn social ekonomike tё qytetarёve dhe nё tё ardhmen e Shqipёrisё.

Pёr tё qenё konkret do tё pёrmendim pak prej premtimeve tё ciftit kryeministror Berisha-Meta  tё bёra nё fushatёn e zgjedhjeve tё vitit 2009. Nёse mbledhim premtimin pёr vёndet e reja tё punёs bёrё nga tё dy kryeministrat Berisha-Meta, behet fjalё se do tё ishin punёsuar rishtas afro 600 mije qytetarё. Pёr tё hapur kёto vende tё reja punёsimi do tё ishin ndёrtuar pesё parqe industrialё nga Shqipёria e mesme e deri nё Shkodёr. Por tashmё ne fund tё mandatit asnjё park industrial nuk ёshtё ndёrtuar dhe me paturpёsi tё njёtёt qeveritarё thonё se nё katёr vitet e ardhsme do tё ndёrtohen pikёrisht pesё parqe industrialё.

Kur Sali Berisha bёri inagurimin falls tё fillimit tё punimeve nё Kaskadёn e hidrocentraleve mbi Lumin Devoll deklaroi se nё katёr vitet 2009-2013 ne ndёrtimin e kёtyre hidrocentraleve do tё punёsoheshin disa dhjetra mijёra qytetarё! Sot pas katёr viteve nuk ёshtё hedhur asnjё kazmё nё kёtё kaskadё. Makineritё e firmave tё ndёrtimit, qё nё qershor 2009 u pёrdorёn si dekor nё atё gjoja inagurim, u larguan fill pas prerjes sё shiritit prej tё paturpshmit Sali Berisha. Pёr mё keq Kompania EVN, pёrfaqёsuesi i tё cilёs preu shiritin falls bashkё mё demagogun Sali Berisha, ia mbathi fare nga Shqipёria, shiti aksionet dhe mori njё thes me para nga shitja e njё prone publike tё shqiptarёve!

Nё maj-qershor 2009 Sali Berisha premtoi Shqipёrinё fuqi energjetike nё vitin 2010!.. Jo pak por 130 hidrocentrale do tё ndёrtoheshin nё katёr vitet e qeverisjes sё tij. Sot pas katёr vitesh, me ndihmen e pa matshme tё kolegut tё tij Ilir Meta, Shqipёria nga njё ‘fuqi energjetike’ ёshtё shndruar nё njё vend me sistemin energjetik qw importon mbi 40% tё nevojave pёr energji elektrike, me humbje dhe vjedhje tё energjisё elektrike nё nivele kritike 48-51%, me pagesё tё faturave tё energjisё elektrike nё nivelin mё tё ulёt rreth 65% dhe ёshtё zhytur nё njё krizё financiare tё rёndё! Dhe pёrsёri tё dy varrmihёsit e sistemit elektro-energjetik bёjnё tё njёtin premtim sot nw 2013 si tё kenё rivёnё tё njёtёn pllakё gramafoni.

Ose bashkёkryeministri Ilir Meta nё qershor 2009 hyri nё nёntokёn e Minierёs sё Kromit Bulqizё dhe prej andej bёri premtimin se kjo minierё do tё shijonte zhvillime tё papara nёn qeverisjen Berisha-Meta. Por sot pas katёr vitesh kjo minierё ёshtё nё gjёndjen mё tё rёndё nё historinё e aktivitetit tё vet. Falё kontributit tё Ilir Metёs dhe tё shpurёs ministrore tё partisё sё tij, sot miniera ёshtё nё pragun e mbylljes sё vet, qyteti minator ёshtё duke hyrё nё njё kolaps social ekonomik tё pa shijuar ndonjёherё qysh kur ёshtё krjuar ky Qytet Minatorёsh. Por pёrsёri qeveritarёt e pafytyrё do tё shkojnё nё Bulqizё, mbase do tё rihyjnё nё nёntokёn e minierёs dhe me siguri do premtojnё mbrekullirat e reja, pa pikw turpi dhe pa dhёnё llogari pёr katrahurёn qe kanё shkaktuar!…

Mund tё vazhdoj tё flas edhe pёr shumё e shumё raste tё ngjashme, por le tё qёndrojmё tek fenomeni. Thelbi ёshtё qё qeveritarёt nuk mund tё dalin para elektoratit sikur vijnё nga qielli, por duhet tё pёrballen mё premtimet e tyre dhe pas kёsaj pёrballje le tё hapin siparin e premtimeve tw reja. Dhe pwrswrisim: Nёse qeveritarёt duan ti shpёtojnё ballafaqimit me shqiptarёt, kёtё nuk duhet ta lejojё media. Media duhet tё jetё patjetёr njё barrikadё e pakalueshme dhe t’i bwjw qeveritarёt tё dridhen kur shkojnё ne emisionet televizive duke u hapur arkivat e para 4 viteve dhe duke u renditur premtimet. Duhet qё tё djersitin pёr mos realizimet dhe kur tё vijё radha e premtimeve tё reja qeveritarёt duhet tё kenё neveritur vetvehten. Vetёm kёshtu mendoj se shoqёria do tё mund tё lёvizё pёrpara nё mёnyrё positive dhe tё imponojё progres. Kёshtu fushata elektrorale nuk do tё ngjajё mё njё parodi ku pak njerёz (politikanёt) gёnjejnё dhe disa tё tjerё (qytetarёt) harrojnw ose bёjnw sikur gёnjehen. Politikanёt do tё latohen, do tё bёhen mё tё ngurtё nё premtime, do tё bёhёn mё pak gёnjeshtarё dhe do tё marrin pёrsipёr aq sa mban kandari. Nё tё kundёrt do tё ndodh sic po ndodh. Politikanёt shpёrveshin mёngёt, hapin thesin e mashtrimeve dhe shijnё nё katёr vjet qeverisje. Madje duket qё politikanёt mendojnё pёr mashtrimet e fushatёs sё radhёs. Nё kёto beteja janё formuar e kalitur mashtrues profesionistё si bashkёkryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta sё bashku me shpurёn e qveritarёve nё tё gjitha nivelet e qeverisjes. Media ёshtё e vetmja shpresё dhe i vetmi segment i shoqёrisё qё mund tё sjellё shpёtimin e gjithё shoqёrisё nga kjo e keqe e madhe.

Sallata e premtimeve Berisha-Meta në vitin 2009

Nga Xhevdet Shehu & Habjon Hasani

Programet elektorale janë kthyer në një “kartolinë ëndrrash” pasi thuajse të gjitha premtimet bazike, për rritjen e vendeve të punës, zhvillimin e ekonomisë, zgjimin dhe prosperimin e biznesit, rritjen e eksporteve dhe të prodhimit bujqësor , privatizimeve të suksesshme apo çështja e pronësisë, kanë mbetur në letër…….duke na dhuruar një Shqipëri që rriti me vendim parlamenti tavanin e saj të borxheve tre muaj më parë.

 

Le të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të “ekspozesë” ekonomike të vendit, sot, në vitin 2013. Qeveria ka miratuar me vendim parlamenti rritjen e tavanit të borxhit pak kohë më parë, sepse e zhytur në borxhe, i duhej të merrte sërish borxhe për të larë borxhet. Dy kompani gjigante shtetërore, me vlerë dhe rol strategjik si “ARMO” dhe “Albpetrol”, kanë dështuar në privatizimin dhe efiçencën e tyre në mënyrën më të suksesshme të mundshme. Sektori i ndërtimit është në një krizë të thellë, ndërsa dhjetra kompani mbajnë sytë nga shteti, që i detyrohet këtyre kompanive që kanë ndërtuar rrugë rreth 300 milionë euro, pasi u premtoi pagesën pasi të mbaronin veprën. Ishin vepra me ngut elektoral, kompanitë kanë afro 4 vite që nuk marrin asnjë qindarkë, ose një pjesë e vogël e tyre mund të ketë kapur diçka “me pikatore”. Organet e tatim-taksave janë kthyer në “gogol” të shumë bizneseve duke ndërmarrë në mënyrë periodike fushata “gjobash” dhe “kontrollesh” që nuk janë gjë tjetër veçse vjelje me lezet për të mbushur arkën e zbrazur të shtetit e cila po jep shenja të forta krize prej tre vitesh. Punësimi? Më mirë të mos e zgjasim shumë me punësimin, pasi nepotizmi, lidhja klanore dhe tesera partiake duket se ka zëvendësuar çdo përpjekje për të merituar me zotësi vendet e punës.
Krahasimet
Por përtej kësaj “ekspozeje” gazeta “DITA” ka sjellë një përmbledhje të premtimeve kryesore elektorale të PD-së dhe LSI-së, të bëra kryesisht nga viti 2009, krahasim ky, që lehtësisht nxjerr në pah, se këto dy parti kanë punuar me dy axhenda, një program publik për “miletin” dhe një “bllok” partie për rrethin vicioz të këtyre dy partive. Premtimi më domethënës është ai i punësimit. “Do hapim 160 mijë vende të reja pune. Ata që besojnë tek ne nuk do të zhgënjehen kurrë”, deklaronte kryeministri Berisha rreth 4 vjet më parë. Në atë kohë qeveria, që kërkonte mandatin e dytë, publikoi edhe planin se si do t’i krijonte 160 mijë vende pune, duke i mbështetur llogaritë tek investimet private, kryesisht në energjetikë.  Qeveria u rikonfirmua në pushtet. Por 4 vjet më pas të dhënat zyrtare tregojnë se premtimet për punësimin kanë lënë pas një tjetër realitet.  Nga 2009-a numri i të punësuarve në total është rritur me vetëm 28 mijë vetë(sipas shifrave të vetë qeverisë), 6 herë më pak se premtimi elektoral i kryeministrit.  Përballë realitetit të zymtë të shifrave. Ndërsa sektori energjetik, që do “prodhonte” këto vende pune është aktualisht në një krizë të pashembullt, krizë e provokuar nga privatizimi tërësisht i dështuar i kompanisë CEZ dhe pamundësisë së ndërtimit të shumicës së koncesioneve të aprovuara për hidrocentralet. Tashmë qeveria po premton 250 mijë vende pune, duke u mbështetur kryesisht tek ajo që kryeministri projekton si “bum-i i ndërtimeve infrastrukturore”, një “bum” që ka afro 3 vite që ia ka bërë “bam” , pasi kompanitë kryesore shqiptare të ndërtimit janë zhytur nga mungesa e lekëve, sepse qeveria ka katër vite që nuk i paguan për punën e kryer.

 

TABELAT

PREMTIMET E PARTISË DEMOKRATIKE

Ekonomia
-Privatizimi i plotë i ndërmarrjeve të mëdha, duke përdorur edhe letrat me vlerë.(I parealizuar)
-Jo dyfishim, por shumëfishimi i investimeve të huaja. (I parealizuar)
-Zbatimi me rigorozitet i ligjeve të konkurencës anti-monopol, ligjit të koncesioneve dhe prokurimeve dhe amendimi i tyre. (I parealizuar)
-Zgjidhje përfundimtare e problemeve të pronësisë së tokës, amendim i ligjit aktual për të hequr kufizimet e tij klasore, rikthim kur është e mundur, kompensim i plotë në të gjitha rastet e tjera, me para ose me troje turistike, sipas çmimeve të tregut. (I parealizuar)
-Ulje e taksave dhe thjeshtimin e sistemit fiskal, unifikimi i institucionit të doganave dhe tatimeve. —Askush nuk do të paguaje taksa më shume se 1/3 e të ardhurave te tij. Ulje e TVSH-së për ushqimet, energjinë në masën 70% dhe rreth 25% për të tjerat, uljen e sigurimeve shoqërore në masën 25%, ulje prej 15% të taksës së mbifitimit.  (I parealizuar)
-Thjeshtimi i të gjitha procedurave ligjore, administrative dhe instalimi i praktikës një ndalim në një sportel për regjistrimin e bizneseve. (I realizuar pjesërisht)
-Krijimi i zonave të lira dhe parqeve industriale. (I parealizuar)
-Shumëfishim i nivelit aktual të ulët të kreditit dhe funksionim i bursës.  (I parealizuar)
-Ndërtimi i infrastrukturës së rrugëve Durrës, Morinë, Lushnjë, Vlorë, shtrirje e internetit dhe telekomunikacionit në mbarë vendin, liberalizim i plotë të tregut të tyre. (I realizuar pjesërisht)

Punësimi
-Vendosje e marrëdhënieve favorizuese për punësimin me punëdhënësit privat. (I parealizuar)
-Caktimi i një primi që do t’i paguhet sipërmarrësit për çdo të punësuar rishtas. (I parealizuar)
-Përparësi në punësim do të kenë të rinjtë, familjet që nuk kanë njeri në punë, si dhe ata që janë prej kohesh pa punë. (I parealizuar)
-Përgjysmim i taksës se biznesit të vogël. (I parealizuar)
-Kredi me kushte të favorshme dhe lehtësi fiskale shtesë për ndërmarrjet e prodhimit në përputhje me numrin e të punësuarve rishtas. (I parealizuar)
-Decentralizim i buxhetit, duke rritur katër here, pra nga 6 në 25% të ardhurat e komuniteteve lokale nëpërmjet reformës fiskale. (I parealizuar)
-Zhvillim i shpejte i turizmit, me objektiv dyfishimin e numrit të turistëve brenda tre viteve. (I parealizuar)

Bujqësia dhe fshati
-Ngritje e infrastrukturës në fshatra dhe zonat rurale, furnizimin e tyre me ujë, energji elektrike, asfaltimin e katër mijë kilometrave rrugë rurale. (I parealizuar)
-Sistem kreditimi të leverdishëm në mbarë vendin për fermerët dhe agrobiznesin, nafta me çmimin 40lekë/litër për fermerët. (I parealizuar)
-Nxitje e kulturave më fitim-prurëse sipas rajoneve, duke i dhënë përparësi perimeve, ullirit, vreshtave. (I parealizuar)
-Krijimi i qendrave të grumbullimit dhe marketingut të prodhimit bujqësor, grumbullimi me çmim botëror i bimëve të arave. (I parealizuar)
-Ristrukturimi i plotë i sistemit të kullimit dhe vaditjes. (I parealizuar)
-Ngritja e rrjetit të shkollave bujqësore, subvencionim për farërat, shërbimet veterinare. (I parealizuar)
-Respektim dhe ri-negocim i marrëveshjeve të tregtisë së lirë. (I parealizuar)
-Barazim i pensioneve të fshatit me ato të qytetit. (I parealizuar)
-Mbrojtja e tokës nga erozioni, betonimi, pyllëzimi masiv. (I parealizuar)

Emigrantët
-Do të garantohet e drejta e votimit.(I parealizuar)
-Do të hapen qendra kulturore, do të ndihmohen me mësues dhe libra. (I parealizuar)
-Do të hapen shkolla verore në Shqipëri për fëmijët e emigrantëve. (I parealizuar)

 

PREMTIMET ELEKTORALE TË LSI-SË

Ekonomia
-Nxjerrja e bujqësisë nga kriza, duke subvencionuar deri në 25% për qind për in-putet, si farërat, fidanët, pesticidet, plehrat kimike, karburantin për punimet në bujqësi. Ndërsa për sa i takon subvencionimit të njësisë së prodhimit do të jetë deri në masën 20 %. (I parealizuar)
-Brenda 4 viteve gati 60-70 % e importeve të  zëvendësohen me prodhim vendi.(I parealizuar)
-Punësimin e 100 mijë shqiptarëve, si në fshat dhe në qytet(I parealizuar)

 

 

Share This Article
21 Comments
    • Ahahaaaaaa .. Per mua sakte esht: Iliri me cica se ka ministrit e “qumeshtit” ku jan paret ma t shumta : ))

  • Kjo lloj partie qe dhe emrin e saj tradheton sepse pretendon per integrim i mori Sales jo ministrine e integrimit por ministrite e tjera ne menyre qe te vjedhi ashtu si vertetoi video e hajdutit te perhereshem sepse ja kane ngjitur nofken Ilir floriri,nuk munde te quhet kurresesi opozitare sepse vetem e tille nuk ka qene asnjehere por mbeshtetese e Sales si jashte qeverise ashtu edhe tani ne qeverin me te korruptuar qe gjoja lufton korrupsionin dhe gjoja integrimin se vetem keto te dyja nukdo dhe me ndergjegje te plote,Pra te tille nuk munde te quhen kurre opozitar.

    • Dakord me ty.. Than qe trafikuan votat tona per integrimin.. Si ka mundesi qe nuk kan kerkuar kurre Ministrine e Integrimit, por vetem ministrtite ku ka tendera dhe lek si METE etj???? Njesoj si Idrizi i cameve. Thot qe esht n qeverisje per Camerin dhe dreqi e merr vesh pse kerkon drejtori targash e patentash kur duhet te kerkoje poste ne diplomaci. Keta jane legena, po dhe ata qe i votojne duke e ditur qe po genjejne nuk jane njerez te mire

      • Pse ti mendon se keta i votojne!? Votat keta or mik i vjedhin dhe i blejne se nuk ka kush i voton. Idrizi eshte cam sa eshte Saliu shqiptare. Parti came pa asnje antare cam brenda vetem Idrizi mund te krijoje.

  • LSI-ja e pati shansin,te rrezonte qeverine,te krijohej nje qeveri teknike,dhe te shkohej ne zgjedhje pa Berishen Kryeminsiter.Duke garantuar keshtu,gjithperfshirjene te gjitha partive politike ne nje qeveri teknike,dhe si rrjedhoje zgjedhje te lira e te ndershme.Nuk e beri.Arsyet mnd te jene nga me te ndryshmet,por tashme edhe nese do i dinim arsyet,ato nuk vlejne me.LSI-ja votoi Bujar Nishanin per president,veglen qorre te Saliut ne Presidence.Ka nje kohe per c’do gje.LSI-ja e dogji kohen e saj,duke i dhene gjithcka Berishes.Tashme nuk ka me kuptim te flitet per Ilir Meten.Ai e ka zgjedhur shtratin e tij natyral,dhe kete e ka deshmuar me fakte te parevokushme.Ai eshte me Saliun.Se c’fare do te beje LSI-ja,kjo tashme nuk me asnje vlere.LSI-ja e dogji shansin e saj,ne kohen e duhur.Koha tashme,ka mbaruar.Ujrat jane thare.Edhe ne Shkoder,edhe ne politike.

  • Mendoj se Shqiperis i duhet nje rrotacion politik, por nuk eshte momenti te ndodh. nse ndodh nje gje e till brenda 12 muajve Shqiperis i eshte ven mina nga EDI Rama.vertet Shqiperia po vuan per arsye te ndryshme por po qe se vajti ne krye EDI RAMA do ti ve minen cdo institucioni do shfarros cdo gje do na heq te drejten per te leviz ne BE dhe pa tjeter do na e mbyll endren per ne BE. te gjitha kto vin sepse ky eshte nje njeri sezofren dhe i cemendur.un jam nje socialit nga TEPELENA. dua te them qe PS eshte per gjynaf sepse e kan mberthyer kthetrat e rrugecve e injorantve e kriminelve ne te gjith shqiperin.EDI RAMA per mua eshte nje deshtak.dhe sa per vjedhje te gjith kan vjedhur dhe te gjith do vjedhin.o njerez o populli thjesht mos i hani barsoletat mashtruse te politikanve. un per vete nuk votoi.

  • AI MAJTAS ESHTE PEDOFIL POLITIK QE PRODHON MONSTRA, KY DJATHTAS ESHTE MAKINERI QEPRODHON HAJDUTA SERIALE… IZOLOJINI O NJEREZ, SE KJO KAFSHA QE KA BOTU SOT GAZETA DO TJU HAJE SHUME SHPEJT TE GJITHEVE, E ME PAS DO TI KTHEJNE DHEMBET NJERI TJETRIT

  • Një krikaturë e përkryer që nxjerë në dritë se sa të pështirë janë nuk mund ta imagjinojë dotë se çfarë njërzish janë ata që i votojnë

  • sa i pa fytyre eshte ky ilir meta ne peshkopi i premtoj nji familje se kur te vij ne pushtet do te jap shtepi por voto per mua ——– ose u thoshte oficerave se dote zbatoj statuesi e ushtaraku kur erdhi puna votoj kundra . u a futi oficerave hajduta si keta ne shqiperi jane te pa bese edhe ne shtepin e tyre

  • Jo te gjitha premtimet nuk i kane realizuar.Plani hashashit eshte tejkaluar,plani depozitave te pushtetareve eshte realizuar ,dhe me e arrira mitingjet per suksese jane ne majat me te larta.

  • O dita a ka mundesi te investigoni se pse ia modifikojne gjithmone syrin e majte Saliut me photoshop, zakonisht ia hapin pasi e mban gjithnje te mbyllur. Hidhini nje sy dhe profilit te tij ne Facebook ku ka foto te fytyres dhe do vini re qe eshte e modifikuar me kujdes me photoshop. Po keshtu gjithnje fotot qe ai poston jane foto te kapura nga e djathta, dhe duket me shume syri i djathte se ai i majti.

  • Mendoj se emrat e saktè tè qènve tek poezia e Arben Dukes “Qèntè e lekut” janè.1.Kryeqèni Aleksandèr Frangaj.2.Kulishi mund tè jetè Martin Leka.3.Qeni finok Frok Cupi.4.Mulla Omari duhet tè jetè Artur Zheji.5.Qentè rektorè janè Naim Cili(Henriu) dhe Artan Hoxha.6.Qeni kryeredaktor èshtè i padeshifrueshèm mbasi ka shumè tè tillè,por nuk èshté Fari Balliu mbasi ai nuk del nèpèr ekrane!7.Edhe qèni zevendesministèr èshtè vèshtire tè identifikohet me njè emèr,po mè i spikaturi èshte Ylli Manjani dhe nuk mund te jetè Nikolle Lesi,mbasi ai ka qèndrime kundèr qeverise dhe pse èshtè nè kualicion.

  • Dua te bej vetem nje perllogaritje te thjeshte: Perafersisht gjysma e shqiptareve jetojne ne emigracion pra nuk votojne.
    Rregudhisht ne votime duke perfshire edhe votimin e Kushtetutes se Shqiperise marrin pjese ne votime pak mbi 50% te atyre shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi. Dihet qe te tera partite qe kane marre pushtetin ne Shqiperi pas 1997tes kane marre diku rreth 40% te votave qe te perkthyer ne raport me shqiptaret i bie qe partia fituese te qeverisi me 10% te vullnetit te shqiptareve.
    Edhe nese zgjedhjet do e kishin qene me te lirat dhe me te ndershmet ne bote gje qe realisht nuk rezulton e vertete ku asnjehere te vetme nuk jane certifikuar sit e tilla , pushtetet respektivisht shteti shqiptar pas 97tes ka qene ilegjitim ne te tera rastet.
    Pra nje pushtet ilegjitim nuk ka tagrin as nuk mund te realizoje asgje tjeter pervec pasurimit te nje grushti njerzish sic realisht ka ndollur ne 16 vitet e fundit.

  • Tek kopertina kjo cfaqje shikohet vetem tek Qente e rrugeve dhe Ilir Meta nuk largoet dot po nuk iu cfry Sales, e ka kap ne nend te keq.Ky eshte mastrubim Politik dhe Iliri pak e ka. Po kur ta haje Sala me 23 qershor nga Populli do te jete fotoja dhe pamja me erotike qe do te hyje ne librin Ginnes. E predikofte Papa Francesco amin.

  • Shumë saktë e ka parafolësi kur bën llogaritë e zgjedhjeve në Shqipëri. Në fakt 90% e shqiptarëve udhëhiqen nga 10% e votueseve!!!! Paradoks shqiptar!!!

  • ME VJEN CUDI SEPSE MEGJITHESE VARFERINE TOTALE QE SHEH NE CDO CEP TE SHQIPERISE, SHUME NJEREZ VAZHDOJNE TE MBAJNE DY GISHTAT LART ,DHE TE PAJTOHEN ME REALITETIN,,,SIC BENIN NE KOHEN E ENVER XOXHES,,,JAM I SIGURT SE DHE PER SALIUN DHE ILIRIN DO QAJNE,LUM SI NE QE NGA NJE DIKTATOR KALUAM TEK NJE TJETER ME TE REZIKSHEM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *