Pogradec, kreu i PD: Jemi të çuditshëm, fitova zgjedhjet, por duan të më heqin

Dita

Debate edhe në analizën e zgjedhjeve të Partisë Demokratike në degën e Pogradecit.

Në këtë analizë merrnin pjesë edhe sekretari i PD-së Arben Ristani, deputeti Gjergji Papa, por edhe botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu.

Debatet, përgjithësisht, janë bërë kundër kreut aktual të PD-së në Pogradec, Renato Preza, në lidhje me raportin e përgatitur për tij mbi zgjedhjet lokale të 21 qershorit, për bashkinë e Pogradecit, ku PD-ja doli fituese me kandidatin e saj Eduart Kapri, përballë kandidates së majtë, Diana Mile.

Preza shprehet se është e çuditshme që debati ka plasur edhe në PD-në e Pogradecit, aty ku kjo forcë ka dalë fituese në zgjedhjet e 21 qershorit, por sipas tij kjo gjë bëhet nga klane që kërkojnë dorëheqjen e tij për të marrë meritat personale.

Kam dëgjuar që dëshirojnë dorëheqjen time, por nuk janë ata të PD-së në Pogradec. Unë jam zgjedhur me votat e demokratëve dhe do të përmbush zotimet që kam marrë”, u shpreh Preza për gazetën Shekulli.

Është absurde, pasi tashmë bashkinë e Pogradecit e drejton e djathta, por janë krijuar klane të ndryshme që sollën edhe debatin gjatë analizës së zgjedhjeve. Ne shqiptarët jemi të çuditshëm, i japim vlerat njerëzve vetëm mbas vdekjes”, u shpreh Preza.

Kreu i PD-së në Pogradec, gjatë analizës, u akuzua edhe për listat e këshilltarëve të bashkiakë, pasi, sipas të deleguarve nga Tirana, nuk është bërë një diskutim paraprak mbi emrat, por janë vendosur të gjithë nga kryetari i degës.

Share This Article
1 Comment
  • I shkreti ,nuk e ka kuptuar sa shume pazare ka pris me fitoren e tij! Halla kutin se bertisha méta e rama Jane kundershtar,kur ata Jane bashke e ndajne torten shqiperi nder veti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *