Ministrave u ka ikur goja

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Ne që kemi ngritur kritika për qeverisjen Rama në faqet e lexueshme të Ditës, kemi dashur që kjo mazhorancë të mos bëjë gabime, të mos humbin shpresat në të, e drejta të mos kalojë te ata që asnjëherë s’u treguan të drejtë, që të drejtën e vunë në shërbim të pushtetit dhe të bizneseve të tyre. Ne kemi bërtitur që të mos mbyllen sytë para akteve abuzive e korruptive jo vetëm nga nëpunës të veçantë, por dhe nga institucione që marrin nëpërkëmbë dinjitetin dhe të drejtën e qytetarit. Ne kemi dashur që përkrahësit e saj të shtohen me ta, të goditej antiligji, të synohej ulja e çmimeve, të rriteshin shërbimet, ndershmëria në organet e pushtetit të policisë, në organet fiskale. Por çfarë ndodhi? Në jo pak raste shumë nga ne u befasuam. Tani kemi ministra që ju ka ikur goja, nuk mbrojnë dot veten, që vartësit bëjnë zullume se të tilla bën titullari, ndaj s’kanë droje prej tyre, ndaj i ka ardhur goja memecit. Xhevdet Cora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *