Çfarë ka qenë Ispenxha?

redaktor

I nderuar lexues! Ispenxha ka qenë detyrim kryesor në të holla që u vilej në Perandorinë Osmane fshatarëve raja dhe qytetarëve të krishterë, të martuar ose jo, të cilët kishin arritur moshën e pjekurisë, pavarësisht nëse ishin apo nuk ishin pajisur me tokë. Ishte një nga detyrimet kryesore në të holla që vilnin spahinjtë në dobi të vet. Në shek. XV-XVI në trevat shqiptare, si dhe në viset e tjera të Ballkanit vilej zakonisht në masën 25 akçe për njeri. Më vonë në shek. XVII-XVIII, me shthurjen e sistemit të timareve dhe thellimin e shfrytëzimit feudal, arriti në 35 akçe për njeri. Nga fshatarët me besim mysliman në vend të ispenxhës vilej taksa e pendës (resmi çift) në masën 22 akçe për njeri. Ispenxha u vol deri me heqjen e sistemit të timarit në vitet ‘30 të shek XIX.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *