Policia e Shkodrës ka vënë në pranga të shtunën një 41-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke transportuar mall kontrabandë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Edmond Gjolaj, me banim në Koplik, u vu në pranga me akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe tregtim të mallrave kontrabandë.
Sipas uniformave blu, 41-vjeçari u ndalua në flagrancë në rrugën kombëtare Shkodër-Koplik, pasi në mjetin tip furgon me targë AA 265 GD që drejtonte iu zbuluan 255 kilogramë duhan i grirë dhe i presuar, për të cilin nuk zotëronte asnjë lloj dokumentacioni.
Policia vijon hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Cfare dokumenti duhet te posedonte personi kur kishte duhan,jo droge.?Po te kishte arka me domate,kontrabade quhet?Ju or shtet hajdut e cuat cmimin e duhanit 300 leke per paqet.Une nuk e perbaloj dot kete cmim dhe tani e kam kthyer me te dredh.C`pune ke ti se ku e blej une duhanin,se kush e prodhon duhanin.Ti si shtet as ke mbjelle,as ke vaditur,as ke sherbyer,Cfare mutin do ti ke duhani tem?Ma quan edhe kontrabande?Kontrabande je ti mor shtet hajdut,qe po i vidhni popllit pasurite,minierat,naften.po beni kerdine me paret qe i pagun poplli CEZ<OKSH<OST<TRU e turli lloj hajdutesh me shkronja si agjentet e CIA.Nuk late banor pa inkriminuar,kurse kriminelet e vertete bejne kerdine.Lini mor popllin rehat,te prodhoje,te shesi e te bleje dhe shifni gerdecat e juja qe vrate popllin katunar e drogat me veturen e Saimir Tahirit, se po jua nxjerrin te gjithe ne Zvicer,Mos kujtoni se nuk shef bota,or funderrina!