Vdes nga korrenti 57-vjeçari, arrestohet pronari i firmës

Saimir Lleshi

Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen për shkak të rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Vlorës, bëri me dije se viktima është shtetasi me iniciale P.Ll, banues në fshatin Suç të Matit, i cili punonte në Sarandë.

Ai ka gjetur vdekjen pasditen e shkuar tek punonte një firmë “Premti” Sh.p.k. (kantier inertesh). Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi Altin Premti, banues në Sarandë pronar i firmës në fjalë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *