Tenton të vrasë me makinë të riun, arrestohet 29-vjeçari

Saimir Lleshi

Një shtetas u arrestua nga policia pasi ka tentuar të vrasë me automjetin e tij një 22-vjeçar.

Në pranga përfundoi Valentino Hajdhi, 39-vjeç, banues në Lukovë.

Ky shtetas, sipas policisë së Vlorë, ka goditur mbrëmjen e shkuar me automjetin e tij tip “Ford” pa targa shtetasin me iniciale V.K., 22-vjeç, banues po në këtë fshat.

Policia tha se i ri ka marrë plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes do të përballet me veprën penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *