Përdoruesit e drogës shkojnë shumë larg në fantazinë e tyre. Së fundi, në Brazil u kap një mi që po transportonte kokainë. Ngjarja e çuditshme ndodhi në burgun “Barra da Grota” në qytetin Araguaina të Brazilit. Në bishtin e miut ishte lidhur një qese kokainë.
Sigurisht nuk mund të bëhet fjalë për sasi të madhe, por për porcione të vogla, me gjithsej 23 pako kokainë e 29 pako të vogla marijuanë.
I burgosuri që e mbante këtë mi, ia vinte në bisht pakon e vogël dhe miu kryente dërgesën në qelinë e caktuar. Ende nuk dihet si është arritur të trajnohet ky mi, që t’i kryejë këto shërbime. /Dita/
https://www.youtube.com/watch?v=kDRxvzRJTHA
