Rama: Në fillim të vitit të ardhshëm nis ndërtimi i Arenës Kombëtare në Tiranë

Saimir Lleshi

Kryeministri Edi Rama inspektoi në Korçë, terrenet sportive të sapopërfunduara të shkollës “Raqi Qirinxhi”, një nga 44 terrenet e reja, të ndërtuara në të gjithë vendin në funksion të shndërrimit të shkollave në qendra të ndërveprimit në komunitet. Me investim të qeverisë, kësaj shkolle i janë shtuar një fushë volejbolli dhe basketbolli, një fushe futbolli, dy fusha tenisi, si dhe dy fusha të mëdha shahu. Gjatë pasdites, këto terrene do të mund të përdoren edhe nga komuniteti.

“Për ne, sporti ka rëndësi të madhe në programin e arsimit dhe vazhdojmë të fuqizojmë infrastrukturën e sportit, pasi e kemi futur atë në të gjithë zinxhirin e arsimit si program edukativ”, u shpreh Kryeministri.

Ndërtimi i terreneve komunitare do të vazhdojë paralelisht edhe me investimet në sport, më të lartat e 25 viteve të fundit. “Do të vazhdojnë të gjitha ato investime në funksion të zhvillimit të sportit kompetitiv, duke filluar nga skuadra kombëtare, e cila na ka imponuar me rezultatet e saj që të fillojmë që në nisje të vitit tjetër, ndërtimin e Arenës Kombëtare në Tiranë, që do të jetë stadiumi i tretë dhe sigurisht, edhe më i madhi në zinxhirin e stadiumeve që ne kemi nisur të rindërtojmë, apo ndërtojmë nga e para dhe ku pa dyshim do t’i vijë radha edhe stadiumit të Skëndërbeut, sidomos pas fitores me Sportingun e Lisbonës”, theksoi Kryeministri.

Kryeministri shoqërohej në vizitën e tij nga zëvendëskryeministri Peleshi dhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.

Share This Article
9 Comments
  • Po e kthen edhe nje here kte vend per te jetuar rinia me shpresen se vendi i tyre eshte dhe do te behet evrope , por z Rama perfundoje shpejt siç eshte premtimi stadiumin e Shkodres me vendosmerine TuaJ PER TA PASTRUAR NGA ÇIBANET QE I KANE ZENE FRYMËN PER RRETH STADIUMIT .

    • Natyrisht e quaj pozitive investimet e shtetit ne Sport.
      Une besoja se “””Rilindja”” Jo vetem ne Sport por edhe ne luften kunder korrupsionit do te ishte e afte neqofte se do te ishte TRANSPARENTE. Por nuk po ndodh kjo!
      Per sa i perket stadiumit te ri ne Tiran. Kostot prej 60 Milion € eshte nje mashtrim ASHIQARE. Sepse nje Stadium qe te ndertohet ne Shqiperi del me kosto me te ulet se ne te gjithe Ballkanin. Vetem nje aspekt. Kostot e Punes dhe rrogat e punonjesve qe do e ndertojne jane te ulta. Ai Stadium me 22.000 vende nuk duhet te kushtoje ne Shqiperi jo me teper se 30 Milion €.

      Po ju sjell nje shembull faktik-aktual. Ne Vien te Austrise po ndertohen dy stadiume te reja. Kostot e Punes nuk krahasohen me ato te Shqiperise jane 10 here me te larta se ne Shqiperi, duke mare si reference ne rroge mesatare 300€ si mesatare.

      Ndertimi i stadiumit Kombetar Tirane. Kushton 60 Milion €, 22.500 spektator?

      Ndërtimi Stadium te FC Rapid Wien. Kushton 53 Milion €, 28.200 spektatorë
      Ndërtimi Stadium te FC Austria Wien. Kushton 42 Milion €, 20,500 spektatorë

      http://diepresse.com/home/sport/fussball/national/4861481/Das-neue-Stadion-ist-unser-zweites-Wohnzimmer?_vl_backlink=/home/index.do

      Pra ne keto shifra shikohet mashtrimi i paster i Edi Rames dhe i qeverise.
      Edi Rama ka nje harac te hapur per te paguar tek ata biznesmene kriminela. qe i paguan zgjedhijet e qe i humbi me pas i sponzorizuan mbajtjen ne opozite te Edvinit dhe me pas fitoren e 2013.
      Keta Duan tani parate mbrapc nga Edi Rama per shpenzimet. Se per ndryshe e hedhin ne toke Ramen brenda nates.Edi eshte i detyruar te beje fatura te larta per objektet sportive APO Projekte te tjera, ashtu sic beri Saliu dhe Lulzim Basha me rrugen e Kombit. Prandaj nuk i dalin hesapet shqiptareve sanje here ne cdo qeveri qe zgjedhim.

      Popull Shqiptare hapni syte per te ardhemen e femijeve tuaj.
      Keta do ju marin shpirtin si PD,PS dhe LSi (PPSH)

  • Kryeminstri mire ben qe kujdeset per ambjentet sportive por Aleksander Frangaj e lejoi te shkaterroi ambjentet sportive. Kontradiktor ky kryemistri i Shqiperise.
    Por mbi te gjitha ai harron se prioriteti i shqiptareve eshte drejtesia,investimet , me nje fjale ekonomia dhe jo qejfi, qe vjen automatikisht kur gjithaska tjeter ecen ne rregull.

  • Hajde ,Komb hajde,
    Hajde te ardhe hajde, per gjithe vitin nje stadium, dhe kjo eshte vepra e madhe dhe perspektiva e Shqiperise.
    Tru thare, hidhi ato leke ne arsim she kulture, futni kompjutura qe ne fillore, mesoni edukaten qytetare, hidhuni ne teknologjine e se ardhmes, ndertoni fusha tenisi dhe sporti ne lagje.
    Rifusni strukturat si Shtepia e pionerit ku mesohej çdo gje.
    E nejse kemi te marrin e Surrelit tani, njesoj si krimineli i Tropojes.

  • Po jo ne Tirane o trap, o budalle. I lexon komentet ti apo jo?
    Po lere Q. Stafen dhe nderto nje stadium tjeter modern diku jashte Tiranes qe te shmange trafikun, rremujat, te lehtesoje transportin e tifozeve dhe mundesi per zhvillimin ne zone te reja.
    Po budallenj ngelet o te shkrete. A merni shembull nga bota. Nuk nderton me kush stadiume brenda ne qytet.

  • Do beje vepra qe te lere emer ne histori,per te rritur rrogat shpresojme ti shkoje mendja diten e fundit te mandatit!!!

  • BRAVO RAMA …SE TIRANEN E MBUSHE PLOT ME PALLATE … PO RINIA DO TE BEJE SPORT ME BARKUN BOSH .. SA VENDE PUNE KENI HAPUR … PO KORRUPSIONIN KUR DO TA LUFTOSH .. CFARE JE MINISTER SPORTIVE APO PREMIER MINISTER I TE GJITHE SHQIPTAREVE .. RAMMA I BIEN RRETH E QARK DHE SBEN GJE PER PERMRESIMIN E JETES SE SHQIPTAREVE ..QE ESHTE ME E RENDESISHME …… SE KANE KUPTUAR AKOMA …KETE GJE …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *