Bashkia e Tiranës ka hartuar një projektvendim të ri për parkingjet në kryeqytet, ku në të paktën 70 rrugë do të vendosen pagesat.
Tre do të jenë zonat kryesore, të quajtura ‘Tirana Parking’, institucion i ri i cili do të drejtohet po nga Bashkia.
Në zonën e cilësuar A nga bashkia përfshihet qendra e Tiranës, qendrat e biznesit dhe institucionet, dhe ku pagesa është 100 lekë për orë.
Ndërsa në zonën B intensiteti i lëvizjes është mesatar, pagesa për orë do të jetë 40 lekë. Zona C e cila shfrytëzohet kryesisht nga rezidentët dhe ku intensiteti i lëvizjes është më i pakët, pagesa e parkimit për orë është 20 lekë.
Kjo është harta që propozohet nga bashkia për të vendosur parkimin me pagesë. Ky projektvendim pritet ti paraqitet këshillit Bashkiak më 11 nëntor në orën 17:00 dhe është i pari në rendin e ditës ku pritet të jenë rreth 70 rrugë të Tiranës që do të vendoset pagesa e parkimit.
Institucioni i ri “Tirana Parking” do të operojë gjatë ditëve të javës me një orar të përcaktuar nga ora 7:30 deri në 20:00 të mbrëmjes dhe pritet të ketë një staf deri në 105 punonjës. /Dita/

Ja si rregullohet jeta.Garantohet parkingu i makinave.Hapet vend pune deri ne 105 punonjes.Si dhe buxheti i Bashkise rrite te ardhurat komod rregullit e civilizimit shterore e popull.
Ky institucion do të shndërrohet shumë shpejt në një koshere tarafesh dhe parkingjet do të zihen komplet nga shitësit e makinave. Kjo do jetë mënyra për ta zyrtarizuar këtë fenomen.
Te gjithe derrat nje turi kane
Duhet parking nentokesore ne Tiranen:mbasi aréna po rikonstruktohet,pse mos me menduar qysh tash per nje parking te madhe nen te?