Konfindustria: Rritja e taksave për prodhimet vendase nga lobet e importit

Saimir Lleshi

Konfederata e Industrisë i kërkon qeverisë që në paketën fiskale të vitit të ardhshëm të ketë ulje tërësore të taksave dhe tatimet. Konfindustria vlerëson, se drafti ne qarkullim i paketës fiskale 2016 ne përgjithësi nuk i përshtatet gjendjes se tashmë të rënduar të ekonomisë shqiptare.

“Rritja e parashikuar e akcizave dhe taksave për prodhimet vendore si birra, vera, pijet alkoolike dhe nga ana tjetër lehtësimi për prodhimet e importit do të jetë me pasoja të rënda të drejtpërdrejta deri në faliment për sektorët e industrisë shqiptare. Heqja ose zbutja e masave mbrojtëse ligjore në fuqi, tërësisht të mbështetura në direktivat dhe përvojën e BE, është goditje me pasoja të paparashikueshme për prodhimin vendor dhe nënshtrim i plotë ndaj lobimeve të importuesve”, thotë Gjergj Buxhuku nga Konfindustria.

Gjithashtu, Konfindustria kundërshton rritjen e taksave mbi primet siguruese të detyrueshme do t’i përcillet drejtpërdrejt qytetarëve dhe bizneseve. “E papranueshme është edhe vendosja e taksave mbi truallin si dhe taksave dhe tatimeve të tjera të parashikuara në draftin në qarkullim të paketës fiskale”, vijon deklarata. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *