Plani i BE për Sirinë: Zgjedhjet të parakohshme presidenciale pa Assadin

Saimir Lleshi

Një nga planet e bashkësisë ndërkombëtare që po negocion për Sirinë është që presidenti aktual, Bashar al Assad të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Këto zgjedhje do të zhvillohen nën monitorimin ndërkombëtar. Kusht është që Assadi të mos kandidojë më.

Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Schulz ka zhvilluar një vizitë në Teheran ku ka takuar krerët e këtij vendi.

Në takimin me homologun iranian, Ali Larixhani, Schulz tha se Asad nuk ka të ardhme në postin e presidentit, ndërsa vijoi duke thënë se kriza siriane mund të zgjidhet përmes projektit të dialogut nacional.

Duhet përgjigjur ndaj të gjitha temave që kanë të bëjnë me krimet e luftës”, tha Schluz. Ai u shpreh se “çdo popull ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet” dhe shtoi se “nevojitet që në Siri të zbatohen zgjedhje të lira me qëllim që populli të tregojë se çfarë dëshiron në të ardhmen”.

Vizita e Schulz përfundoi pas takimit me presidentin Hasan Ruhani dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Jevad Zarif. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment
  • Zgjedhjet do behen njekohesisht ne Siri e Gjermani. Aty ku ka siriane. Me shumice votash qeveria siriane do shperngulet ne Berlin. Dhe Berlini do jete kryeqyteti i perbashket gjermano-sirian. Gjermanet do votojne Assadin ( nga e keqja ). Sirianet do votojne Merkelin ( nga e mira ). Te rroje Unioni Euroaziatik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *