Sekuestroni vilat, mos i shtrëngoni më keq lakun popullit

redaktor

I nderuar z.Thano

Aksioni kundër informalitetit që ka nisur në ekonomi është më grotesku në mënyrën si po zbatohet dhe me synimet që pretendon se ka. Të nisësh një aksion kundër informalitetit nga shitësit ambulantë është poshtëruese në kulm. Është të kthesh çdo sektor që paguhet me paratë e taksapaguesve në një lloj xhandari që merret me ruajtjen e rendit nga mendjeprishurit. Lufta kundër informalitetit, ajo e vërteta, ajo që do bënte shumë vip-a të mos takoheshin dot më me kryeministrin, e lëre më të hanin dreka e darka, është detyrimisht e lidhur me ndërtimin e mekanizmave ligjorë e instituconalë të konsolidsuar dhe sidomos me rezultate kokrete në luftën kundër korrupsionit. Janë dy hallka të të njëjtit mekanizëm. Qeveria sugjeron spiunimin e tatimorëve që shkelin ligjin në këmbim të parave. Burgosjen për moslëshimin e kuponit tatimor. Hipergjobitjen për shkelje administrative minimale. Nëse kjo quhet reformë, atëherë është hera e parë që po realizohet policimi në ekonomi. I cili do dështojë patjetër për të sjellë kosto të mëdha dhe informalitet të shtuar e të sofistikuar.

Qeveria ka konsumuar kështu gjysmën e një mandati duke shpalosur qartë se nuk e njihte realitetin e vendit, se ka bërë opozitë kuturu dhe me shpresën se dikur do të vijë në pushtet. Se nuk ka as vizion dhe as një strategji të qartë se kush janë prioritetet – kuptohet përveç konçesioneve – dhe se çfarë profili do të ketë Shqipëria në të ardhmen. Rihapja e sektorit të ndërtimit së fundmi, përveçse i nevojshëm, na provon se dimensioni mendor që kjo qeveri ka për ekonominë, nuk po kapërcen dot atë të një bashkie. Natyrisht do të ishim të padrejtë të mos shtonim se disa gjëra po i bën më mirë se Saliu. Të padrejtë edhe sepse vetëm dy vjet më pas, ky është metri i krahasimit dhe i gjykimit mbi suksesin.

 

Dërguar me email në

adresën e kryeredaktorit

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *