Ai mbledh në një mejhane disa karagjoza estrade, i paguan, ose edhe nuk i paguan, por u jep premtimin se do t’i paguajë për një shfaqje klounash që do të bëhet ay nga shekulli tjetër.
Lekët u ka marrë disa fakirave jetimë, që i ka gënjyer duke u thënë se ajrin që thithin duhet ta blejnë te dyqanet e tij, aty nga lagja amorale “Brraka e Shigjetosur”.
Në mejhane askush nuk e di që ata që rrinë pas banaqeve janë klouna të paguar.
Kapter Shazivarrrri mban fjalimin e rastit, në gjendje të dehur.
Unë thotë jam me Zogollin, por votoj Fan Nolin, por shpirtin e kam te Ismail Qemali i Ri.
Shazivarrrrrrr !
Varrrrri lesht !
Vetëm varrri ta ndreq vesin !
Klounat e stradës me sy të zgurdualluar nga lakmia dhe uria mendojnë në vetmi :
A do të na japi ndonjë kacidhe nga lekët e grabitura ky maskarai i dreqit apo jo?
Asqerët e Shazivarrrrrrit ulurasin si bujarë që janë :
Rroftë z. Shazivarr,
mecenati ynë,
mbrojtësi i arteve dhe i sporteve,
miku i putanave dhe i horrave,
lëpirësi më i madh i prapanicave që ulen në kolltuqe, administratori i universit qielloorrrrrr,
Rrofshin udhët qorre !
Hajde bileta për autobuza për Rrugicën e Tretë Qorre !
Rroftë Maestro Gjeneral Magazinier Shazivarri!
Shazivarri sheh nga kamarieri dhe i bërtet :
Mbushjaju edhe një!
Dhe modest sqaron : Që këtej e tutje nuk jam më gjeneral, do të shpallem kryemagazinier i rrugëve qiellore, do të merrem me art, letërsi, përkthime, sporte, do të bëhem mbrojtësi i artistëve.
Rroooofsh gjeneral !
– bërtasin klounat duke tundur në duar spaletat e fabrikuara te fasonët, fallco, të
gjeneralit të qenefeve,
mbrojtësit të ahengjeve,
paguesit të daullexhinjve të lagjes sonë “Morrat e Zgjebosur” të amoraliberalizmit.
Qyteti mban frymën dhe sheh duke gromësitur dhe nxjerrë gazra të ndyrë nga poshtë koncertin në vitin 1936…ne versionin e ketij mijevjecari te ri…

Nje shkrim pa kuptim.Se si dhe ku ka ndodhur ngjarja nuk sqarohet.ARTAN FUGA ndoshta ka qen i dehur.Edhe nje nxenes i fillores nuk shkruan kaq pa kuptim.Qofsh ti qe je o ARTA FUGA,se vete ke shkruar dhe vete kupton.