Shkencëtarët e Universitetit të Western në Sidnej kanë përcaktuar arsyet kryesore që çojnë në një ndarje. Ja cilat janë 3 shkaqet më të zakonshme që “vrasin” dashurinë:
Psikologët e Universitiet të Western në Sidnej, Australi, kanë përmbledhur 6 studime që përfshinë 6500 persona. Studimi final i publikuar në revistën “Personal and Social Psychology Bulletin” thekson se kërkesat në lidhje me partnerin variojnë sipas kohëzgjatjes së romancës.
Përsa i përket marrëdhënieve të shkurtra, vetëm “era e keqe” dhe “higjiena e keqe” janë thelbësore. Megjithatë në një marrëdhënie afatgjatë, personat janë më kërkues, sidomos fermat. “Mungesa e ndjenjës së humorit”, “seksi i keq” dhe “mungesa e besimit” janë arsyet kryesore për të prishur një marrëdhënie.
Ndërsa tek meshkujt ndikon për keq “epshi i ulët” dhe “fjalët e shumta” nga ana e partneres së tyre. Megjithatë të dy sekset theksuan se “rrëmuja”, “dembelizmi” dhe “pasiguria ekonomike” janë motivet kryesore që çojnë në një ndarje.
Kështu, hulumtuesit zbuluan se ata që besojnë më shumë tek vetja, dhe mundësia për të gjetur një partner të ri, kanë tendencën t’i japin fund një marrëdhënieje. /DITA
