Neymar udhëheq Barcelonën me një supergol (VIDEO)

Dita

Dy gola të Neymar dhe një i Luis Suarez me 11-metërsh i dhanë fitoren 3-0 Barcelonës në ndeshjen ndaj Villarreal, e zhvilluar pasditen e së dielës në Camp Nou.

Katalanasit i shënuan të tre golat në pjesën e dytë të takimit.

Edhe pse pa lojtarë si Messi, Rakitic, Mascherano apo Rafinha, skuadrës së Luis Enrique i mjaftuan yjet e tjerë (Neymar, Suarez dhe Iniesta) për të marrë 3 pikët e radhës.

Me këtë sukses, Barça ngjitet në kuotën e 27 pikëve, duke pritur ndeshjen e Realit të Madridit për të kuptuar nëse do të jetë e vetme ose jo në krye të renditjes së kampionatit spanjoll.

 

https://www.youtube.com/watch?v=f4rLdsU2bJU&feature=youtu.be

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *