Itali, vdes shqiptari i dytë pas zjarrit të vënë në qendrën e basteve

Saimir Lleshi

Ka ndërruar jetë shqiptari i dytë pas zjarrit të qëllimshëm që vunë në një pikës bastesh sportive.

Nga ngjarja humbi jetën menjëherë pas zjarrit, Albert Jakupi, 29-vjeç, por së fundi ka ndërruar jetë edhe shoku i tij Aramit Ismajlukaj, 29-vjeç, për shkak të plagëve të rënda të marra në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor, ky tre shqiptarë vendosën t’i vënë zjarrin një kompanie bastesh. Nga shpërthimi i një bombole gazi, dyqani u shkatërrua, ndërsa njëri prej shqiptarëve humbi jetën në moment.

Shpërthimi qe aq i fortë sa dera kryesore u gjet disa metra larg. Bashkëpunëtori i tretë, Martjev Ismajlukaj, 19 vjec është në burg dhe i vetmi që mundet të tregojë se çfarë ndodhi. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment
  • Kjo eshte mosha digjitale e Sali Berishes… Ngushellime familjareve te tyre…. Te gjithe kesaj moshe qe ne 1990 Sali Krimineli ne vend qe te hapte kurse e shkolla profesionale hapi kazino lojra fati.. Plantacionr te tera me droge, krimin tani prinderit e shkret su ngelet asgje vetem te vajtojne djemet e tyre….eh shqiperi po te shqyejn politikanet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *