Është rritur numri i viktimave nga zjarri që ra në një klub nate në Bukuresht të Rumanisë disa ditë më parë.
Të paktën edhe 13 persona të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin në 46 vetë. Zjarri ra më 30 tetor, duke shkaktuar viktimat e shumta, që u pasua edhe më prostata po të shumta.
Në spital janë edhe 100 persona të plagosur, ku 45 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Një avion i NATO-s mbërriti në Bukuresht për të dërguar në Gjermani, Francë, Norvegji dhe në Britani disa prej të plagosurve.
Për rastin, është arrestuar edhe kryetari i minibashkisë në zonën ku ra zjarri, Cirstian Popescu Piedone.
Rënia e këtij zjarri nxori nëpër rrugët e kryeqytetit rumun mbi 20 mijë persona, çka e detyroi kryeministrin Viktor Ponta të jepte dorëheqjen.
Protestat nuk kanë mbaruar ende. Mbrëmjen e së dielës, mijëra persona dolën në shesh duke bërë thirrje për të ndëshkuar korrupsionin.
President Klaus Iohannis, që vizitoi protesutesit të dielën në mbrëmje, do të vazhdojë këtë javë këshillimet me partitë politike për të zgjidhur krizën politike atje. /Dita/

o gazetar perktheni mire dhe perdorni fjalet sakte se leni shume per te deshiruar me keto tekstet.