“Miqësoret me Kosovën dhe Gjeorgjinë duhen shfrytëzuar në maksimum, pasi mundësitë për të testuar veten deri në Europian janë të pakta“. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp trajneri i përfaqësuese shqiptare, Gianni De Biasi, që kërkon vlerësimin e duhur në këto dy sfida.
“Jemi në vigjilje të dy miqësoreve, të cilat na nevojiten shumë për Euro 2016. Kam grumbulluar 25 futbollistë pasi dëshirojmë të çojmë përpara projektin e nisur. Ndaj Kosovës është një ndeshje shumë e veçantë, por ne kemi pak kohë dhe duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Kush do të aktivizohet duhet të më tregojë se vlen. Kemi ndeshjen me Kosovën dhe Gjeorgjinë, plus një ose dy në muajin Mars. Kështu që këto dy ndeshje janë për të vlerësuar lojtarët”.
Numri një i stolit kuqezi është treguar i hapur duke shpjeguar çështjen “Avdijaj”, si dhe marrëdhëniet me trajnerin e Kosovës, Bunjaki.
“Nuk jetoj me trajnerin e Kosovës, por jemi takuar një herë dhe kemi biseduar. Midis dy Federatave ekziston një marrëveshje, sipas të cilës ata futbollisatë që janë të Kombëtares Shqiptare do të luajnë aty. Tifozët e kanë bojkotuar si ndeshje, por një miqësore mund të bëhet edhe brenda grupit. Po të dëshirojnë le të vijnë, kjo është thjesht një miqësore dhe jo një ndeshje gjeopolitike. Përsa i përket çështjes “Avdijaj” nuk mund të merrni për bazë shtypin e huaj, duhet të më pyesni mua. Cdo futbollist e ka derën e hapur dhe në Mars do të vijë në skuadër cili do të jetë në formë. Janë 32 futbollistë që na sollën deri këtu, kështu që nga ky numër do të dalë edhe ekipi për në Francë”.
