Obama dhe Netanyahu theksojnë lidhjet e forta mes vendeve të tyre

Dita

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeminsitri izraelit, Bnjamin Netanyahu, theksuan sot në Uashington lidhjen e fortë mes dy vendeve të tyre.

Duke pritur Netanyahun në dhomën ovale, Obama përshëndeti “lidhjet e jashtëzakonshme që ekzistojnë mes Izraelit dhe SHBA-së”.

Nga ana tjetër Netanyahu theksoi se “ky takim është një okazion për të përforcuar miqësinë dhe aleacën që janë të forta, mes dy vendeve”.

“Sikurse e kam thënë shpesh, siguria e Izraelit është një nga prioritetet e mija në çështjet e politikës së jashtme”, vazhdoi Obama.

“Shteti hebre ka jo vetëm të drejtën por dhe detyrimin që të mbrohet”, theksoi presidenti amerikan duke dënuar valën e dhunës në rajon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *