Magazina në Tiranë përfshihet nga flakët

Dita

Një magazinë në zonën e Kombinatit është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha si pasojë e pakujdesisë gjatë punimeve.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërsa nga flakët u dogj e gjithë pjesa e tavanit të magazinës e cila ishte duke u rikonstruktuar.

Për të shuar flakët u deshën 7 mjete zjarrfikëse, të cilat shkuan menjëherë në vendngjarje.

Flakët u përhapën edhe në një servis makinash, por pa shkaktuar dëme.

Policia po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *