Arrestohet në sallën e gjyqit

Saimir Lleshi

Një 46-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit, pasi akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme. Në pranga përfundoi Besnik Meta, banues në fshatin Frakull e Madhe.

Sipas policisë, ky shtetas ishte thirrur në sallën e gjyqit për të dëshmuar në lidhje me shtetasit Anxhelino Çervanaku dhe Mane Meta.

Dy të sipërpërmendurit arrestohen për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prishja e qetësisë publike”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *