Pas dhunës së ushtruar ndaj grupit të xhirimit të televizionit “Abc News”, pezullohet shefi i komisariatit Nr.4, Fatmir Lleshi.
Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Incidenti ndodhi sot në mesditë, kur shefi i komisariatit shoqëroi forcërisht gazetarët dhe operatorin e “Abc News”.
Për këtë ngjarje televizioni i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet, ndërsa aktin e ka dënuar edhe Shoqata e Gazetarëve të Mediave Elektonike.
