Kush ishin Bilbilenjtë

redaktor

Një çetë kaçakësh shqiptarë e viteve 1850-60, që kur u kapën nga autoritetet turke ishin 13 vetë, edhe pse grupi kur ishte aktiv shkonte deri në 50 vetë. Quheshin bilbilenj nga emrat e komandantëve, Bilbil Shako e Bilbil Resuli. Ishin kryesisht të rinj të fshatrave Nivicë, Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush e nga zona të tjera të Labërisë. Sulmonin karvanët ushtarakë turq, por edhe mallin e bejlerëve dhe agallarëve të pasur. Prania e tyre bëri që për shumë vite, autoritete turke t’i rrinin larg krahinës së Kurveleshit. U kapën me tradhti dhe u ekzekutuan me varje në Janinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *