Letër e nënshkruar
Dr. Arqile Veshi
Duket e pakuptimtë që Gazeta “Zëri i Popullit” numri i parë i së cilës doli më 25 Gusht 1942, të ketë ndërprerë botimin e saj. Ajo me rubrikat dhe shkrimet e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në evidentimin e problemeve dhe propagandimin e arritjeve si gjatë LANÇ-it ashtu pas luftës deri në ditët tona. “Zëri i Popullit”, edhe mbas vitit 1990 ka luajtur rol të rëndësishëm në domosdoshmërinë e ndryshimit të sistemit, por çuditërisht i shkurtuan emrin në “Zëri”; por i kujt është zëri nuk dihet se mund të jetë zëri i qenit apo kushedi i kujt. E pas një kohe u ndërpre edhe botimi i saj pa ndonjë motiv bindës. E nëse është ajo e mbulimit të shpenzimeve, llogaria duhet kërkuar tek niveli i stafit të saj që me profesionalizëm ta bëjnë sa më të dashur për lexuesin që tashmë e ka humbur.
Por unë si lexues i shtypit nuk mund të pranoj çdo lloj arsyeje, që pas 73 vjetëve të mos botohet “Zëri i Popullit” sot në demokraci, kur më 6 Gusht 1943 të burgosurit në burgun e Tiranës botuan numrin e parë të gazetës “Zëri i Burgut”.

Kjo është mjafte e quditeshme,per te mos thenë absurde. Partia socjaliste forca me e madhe polike ne Shqiperi te mos kete gazeten e sajë!
Sote partit me 10 anetarë e kane nje gazet apo faqosje sepaku.
Uroj dhe shpresoj te ribotohet seshpejti nje gazet organ i PSSHse!