Pikëpyetjet e gjuhës

redaktor

Letër e nënshkruar,

Sazan Goliku

Në qoftë se zyrtarët, gazetarët e policia thonë e shkruajnë me kokëfortësi “pedonale” në vend të fjalës shqipe SHËTITORE, shqiptarët u thonë: Ju ose jeni injorantë (të paditur) ose jeni snobë (shtirakë). Për fjalën italiane “lungomare” (që shqip mund ta quajmë “buzëdetëse”), e futur kjo në përdorim zyrtar edhe nga Kryeministri, i kujtojmë atij se deklarata e tij e parë që bëri ishte: “Do të vendosim në çdo ministri e institucion redaktorë gjuhësorë“, që për habi ende nuk është realizuar. Dhe këtu nuk është fjala për një problem teknik, për një ë e për një ç që shkruhen e dhe c, që zgjidhet me dy qukime (klikime), po për pastërtinë e gjuhës shqipe, kur në gjuhën shqipe i kemi fjalët përkatëse.

Nuk po futemi te problemet e sintaksës shqipe. Ismail Kadare te një poezi e tij thotë se të huajt “kështjellat e sintaksës s’i morën që s’i morën”, kur ne vetë sot po i rrënojmë edhe këmbëzinat. Ne, domethënë arsimi e institucionet që e kanë për detyrë atdhetare e shtetërore për ta mbrojtur.

Shumë herë janë ngritur në shtyp këto shqetësime, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, çka do të thotë: “Grini ju, grini, ne po na digjet koka për hallet e popullit, ju kërkoni krehër për flokët”.

Por për inat të atyre që nuk e vënë ujin në zjarr ose nuk e çajnë kokën për gjuhën shqipe, pasurinë tonë më të vyer kombëtare, jemi të bindur se kjo do ta kapërcejë, si ndër shekuj, edhe këtë shpërfillje institucionale.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *