Si reagojnë të pranishmit, kur pranë tyre ngacmohet një femër? (VIDEO)

Dita

Në Londër është zhvilluar një eksperiment social, ku dy aktorë kanë inskenuar një skenë të ngacmimit seksual.

Derisa ndodhen në trenin në lëvizje, femra rri e kapur për shtyllë teksa i afrohen një mashkull. Ai i mbështetet me tërë trup dhe fillon ta prek.

Në atë moment, femra bionde fillon të largohet dhe i kërkon që ai të mos e prek.

Për fat të mirë, asaj i dalin në ndihmë të pranishmit, duke e larguar ngacmuesin dhe duke e siguruar viktimën me trupat e tyre.

Situata për pak sa nuk del jashtë kontrollit, por ajo ndërhyn duke treguar se krejt ky inskenim është një eksperiment social duke i falënderuar për ndihmën.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *