Polly Chester është 72 vjeçarja e cila ka humbur protezat e saj dentare gjatë hedhjes me parashutë.
Era në Plant City të Florida ishte aq e fortë sa që i shtyu protezat e gjyshes drejt instruktorit mbrapa saj duke e goditur me to në fytyrë.
“Kur mbylla gojën , e kuptova që ishin zhdukur.Instruktori më tha se e godita me to në fytyrë. Jam e lumtur që nuk e lashë pa ndjenja,” – është shprehur ajo për FOX 13 duke qeshur.
Chester tha se e kishte pritur këtë eksperiencë gjatë gjithë jetës të saj dhe se nuk pendohet pavarësisht kostos.
Protezat e reja dentare i kushtuan asaj 975 dollarë, më shumë se sa vetë hedhja me parashutë.
https://www.youtube.com/watch?v=HGYpeGuMDog&feature=youtu.be

I ka gjetur Saliu protezat tende gjyshe.Ja ka vene Lirise ?