Një studim i ri publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine” pohon se personat me peshë normale, por që kanë dhjam rreth belit janë më të rrezikuar se personat që vuajnë nga obeziteti.
Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish ka studiuar rezultatet e anketimit të 15.184 të rriturve nga mosha 18-90 vjeç. Shkencëtarët gjithashtu patën qasje në të dhënat e secilit prej tyre përgjatë 14 viteve.
Informacioni i ndihmoi të kuptonin si është i lidhur rreziku i vdekshmërisë nga sëmundjet kardiake dhe rreziku i vdekshmërisë nëse dhjami është i shpërndarë në organizëm.
Ata zbuluan se personat me një tregues të masë trupore (BMI) normale, por me një dhjam të tepërt rreth belit janë më të rrezikuar në krahasim me ata, BMI-ja e të cilëve është e lartë, por e kanë shpërndarjen e dhjamit më të ekuilibruar.
Sipas hetuesve, dhjami i organeve të brendshme konsiderohet më i rrezikshëm se dhjami tipik nën lëkurë dhe mund të shtojë rezistencën ndaj insulinës. /DITA

Alarm per te gjithe burrat dhe grate shqiptare qe ende i konsiderojne kilet e teperta si shenje te mireqenies. Vrap, palester, ushqim te kontrolluar, ecje.