Aksidenti në Mullet, shkon në dy numri i viktimave

redaktor

UPDATE: Një tjetër aksident rrugor është shënuar orët e mbrëmjes së të martës, këtë herë në Mullet të Tiranës, ku janë regjistruar një i vdekur dhe një tjetër shtetas i plagosur.

Nga raportimet paraprake mësohet se viktimë ka qenë drejtuesi i automjetit të përplasur me një bordurë, i identifikuar me inicialet A.S. 48 vjeç, ndërkohë që i plagosur rëndë ka përfunduar një tjetër shtetas që ndodhej brenda automjetit në momentin e ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë edhe shtetasi i plagosur me inicialet Y.M 55 vjec ka nderruar jete ne Spitalin Universitar Nene Tereza ne Tirane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *