Shoferi i një autobusi në Moskë ka humbur kontrollin e mjetit, pasi e ka zënë gjumi, duke e përplasur autobusin me një shtyllë ndriçimi.
Shtatë pasagjerë u lënduan, ndërsa një grua pësoi frakturë në boshtin kurrizor. Momenti i përplasjes është fiksuar nga kamerat brenda autobusit.
Ky aksident iu shtua listës së 3500 aksidenteve, në të cilat janë përfshirë autobusë, vetëm gjatë këtij viti.
https://www.youtube.com/watch?v=mkvgxEcGu7s&feature=youtu.be
