Përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda ka rrëfyer dje dëshmitari i radhës në lidhje me çuarjen e shqiptarëve në Siri për të luftuar atje përkrah organizatave terroriste.
Agim Ndregjoni tha se nipat e tij ishin ende në Siri dhe se nga komunikimet me ta mësohet se janë mirë. Ai është kunati i Shkëlzen Dumanit, njëri prej besimtarëve myslimanë shqiptarë që ka humbur jetën në Siri. Ai tha se burri i motrës së vetme kishte shitur shtëpinë përpara se të largohej.
“Shkëlzeni i kishte thënë motrës se do të shiste shtëpinë dhe do të blinin një tjetër. Kanë vajtur te noteri dhe Midja ka firmosur, pa e ditur që po i jepte të drejtë bashkëshortit për të kaluar fëmijët jashtë vendit”, tha dëshmitari. “Me lekët që mori nga shitja e shtëpisë – shpjegoi dëshmitari – Shkëlzeni është larguar në drejtim të Sirisë.
“Pas shitjes së shtëpisë, Shkëlzeni ka folur dhe motrën dhe i ka thënë se do të shkonte në fundjavë në Shkodër me fëmijët dhe disa vëllezër myslimanë. Nëse ju jepej mundësia, mund të kalonin edhe në Mal të Zi”, rrëfeu Ndregjoni. Pak ditë pas largimit, Ndregjoni tha se kishte mësuar që kunati i tij Shkëlzeni ishte larguar drejt Sirisë, bashkë me fëmijët e mitur.
Ndregjoni i tha gjykatës se pas largimit të kunatit me fëmijët, kanë nisur kërkimet për të mësuar për fatin e tyre. “Kam Takuar Bujar Hysën dhe i kërkova kontakt me Shkëlzenin. Bujari më tha ‘nuk di asgjë, por po mësova gjë do të të them’. Më pas takova dhe Orion Reçin, që gjithashtu që më tha se nuk dinte gjë”, u shpreh dëshmitari. Lajmin për vrasjen e kunatit në Siri, dëshmitari tha se e kishte mësuar nga nëna e Shkëlzenit.
Ndërkohë, sa i përket fatit të dy të vegjëlve, daja i tyre, Ndregjoni, deklaroi në gjykatë se gjyshja e fëmijëve ka udhëtuar drejt Sirisë dhe ndodhet atje bashkë me fëmijët. “Me fëmijët kemi folur në ‘Skype’, thonë që janë mirë”, e mbylli dëshminë e tij Agim Ndregjoni.

cfar kafshe mund te jesh te mos dhimbsen femijet e tu, po per kete e ka gjet ate cka merituar.
Pune e madhe nje m..t ma pak.Uroj qe asnjeri te mos kthehet se do pastrohet vendi sado pake.
BOOOOOOO BOOOOOO ! MJAFTON VETËM TE SHOHESH FYTYREN E KETIJ DHE I KE PARE TE GJITHE FUNDAMENTALISTET ISLAMIKE , XHIHADISTE E ISIS-te . KETA DUHEN DEBUAR NGA SHQIPERIA,SE NUK I LIDH ASGJE ME KETE VEND .