I dashur Thano,
në shkrimin e djeshëm të gazetarit të njohur dhe mikut tim Xhevdet Shehut “A ka një shtrat për Moikomin ?” (Dita,10 nëntor 2015) është bërë publik fakti krejtësisht i vërtetë i sëmundjes sime.
Në shkrim thuhet ndër të tjera se “vendosëm ta bëjmë publik këtë fakt pa dëshirën dhe miratimin e Moikomit, sepse jemi në dijeni të interesimit që kanë treguar mjekët tanë më të mirë dhe ai (Moikomi) ka shumë besim tek ata dhe u shpreh mirënjohjen”.
Në 8 tetor të këtij viti në St Thomas Hospital, Emergency Departament, Bridge Road, London, mjekët më diagnostikuan me CLL, dmth. me Chronic Lymphocylic Leukemia – e njëjta diagnozë u konfirmua edhe në analizat e bëra në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Është një sëmundje e pashërueshme, kronike, por e kurueshme dhe mund të mbahet nën kontroll duke ndjekur tërë ciklet e kimioterapisë dhe të shërbimeve të tjera mjekësore.
Do të doja me gjithë shpirt që e gjithë kjo të mbetej thjesht një motiv vetjak dhe familjar – pra të ruhej privacia dhe të shmangej e tërë buja.
Unë falënderoj të tërë ata që të shqetësuar nga lajmi i sëmundjes sime, më telefonuan dhe më shprehën dëshirat e sinqerta për solidaritet dhe urimet për shërim etj, – nuk kam fjalë për t’i falënderuar – ndonëse më duket se edhe i kam vënë në siklet. Nga ana tjetër dua të them se kurrë nuk ka munguar një shtrat për mua në spital, as nuk shtrohet kurrë ky problem – mjekët që u impenjuan me mua janë njerëz të mrekullueshëm dhe profesionistë të nivelit ndërkombëtar.
U kërkoj ndjesë nëse ndonjë prej tyre mund të krijojë ndonjë keqkuptim, gjë që nuk varet nga ana ime.
Mjekët që njoha më kanë lënë një mbresë të jashtëzakonshme të humanizmit dhe të njohurive të thella shkencore të nivelit bashkëkohor me botën. Me respekt të thellë, duke të uruar suksese Ty dhe tërë stafit të Ditës,
Moikom Zeqo, Tiranë 11 nëntor 2015
*****
Në foto: Moikom Zeqo dhe Adrian Thano gjatë një dëgjese me shoqërinë civile

Te shkuara Moikom,u beft me e mira per ty, askush nuk duhet te kursehet per ty ,
se ti i ke dhene shoqeris shqiptare si rralle te tjere…
U qetesuam disi, perfekt e ke sqaruar problemin..
Shpresoj se ti do ja dalesh mbane,
me vullnetin tend,
me dijet e tua
dhe me ndihmen e Mjekve dhe te shoqerise…
Të uroj shërim dhe kthim të shpejtë në gjirin e familjes tënde…
Sherim te shpejte Prof.Zeqo !
UROJME TE JETOSH EDHE SHUME VJET,I NDERUARI MOJKOM . NDJESE PER SHQETESIMET QE T’U KRIJUAN NGA KOMENTUES TE PA PERGJEGJSHEM .
Te uroj sherim te shpejte mor zotni, se te kena me kimet.Te perqafoj V.
Sa shumë fisnikëri dhe kurajo në këto fjalë! Qetësove shumë miq e plot njerëz që të duan e të respektojnë për vlerat dhe kontributet e tua të vyera për kulturën kombëtare dhe njëherazi i le zbuluar disa të tjerë, te të cilët ligësia ka bërë fole e lëshuar rrënjë.
Moikom Zeqo eshte Legjende. Legjendat nuk semuren dhe, aq me pak, te vdesin…
Une lutem per Ju qe te sheroheni sa me shpejt, e bej kete si njeri, si grua shqiptare dhe si nje lexuese me nje akt dashurie dhe mirenjohjeje per penen tuaj driteplote.
Metaforat ne poezite tuaja jam e sigurte se do te sherbejne si doktoret superiore me bluza te bardha dhe do te rrethojne si engjej per te sheruar sa me shpejt kete “joshese” te quajtur “lucemi”, por qe mposhtet nga shkrimtari, poeti, eseisti qe na dhuron nga nje trendafil kermez plot arome ne shkrimet e tij…
Don’t be afraid thone amerikanet, don’t give up! Ju me vullnetin tuaj dhe dashurine per jeten do te na thoni shume shpejt: I never had, qe do te thote kurre se kam pasur!… Une dhe Qemal Zylo, New York
Me fjalet e mendimet e Tij ne leter MOIKOMI YNE shpreh ate si ne e njohim, NJERIUN ME SHPIRT TE MADH DHE MENCURINE E PADISKUTUESHME! Shendet e jete te gjate dhe krijimtari aq te cmueshme dhe aq te nevojshme, qe ushqen dhe frymezon te gjithe !
Kurajo, Moikom! Me semundjen duhet te besh kujdes, mundohu ta mbash ne kontroll. Per te tjerat je ai qe njoh dhe vleresoj si njeri dhe si krijues, Me gezon fakti qe shqetesimi qytetar per ty ishte dhe mbetet tejet i madh. Ky eshte Olimpi i vlerave Moikom, atyre vlerave qe pak njerez i kane nder ne dhe qe iu mungojne politikberesve tane. Dhe mos harro se ne krijuesit e Konispolit: une, Alush Avduli, Pajtim Caushi, lediona Braho, halil Shabani etj. mbetemi perhere miqte e tu te kahershem.
Te shkuara Moikom! JE NJERI I FORTE SI CELIKU…Nderkohe qe doktoret e mrekullueshem do bejne punen e tyre,ti vazhdo te marresh fryme normalisht dhe kujto vetem gjerat e bukura ne jete…Veprat e tua plot dije mendim e frymezim,veprat e shkruara dhe ato qe do shkruash…
Te uroj me gjithe shpirt sherim te shpejte.
Ju uroj shërim të shpejtë! NJë jetë e juaja e gjatë do të thotë më shumë libra dhe dije për lexuesit! Ju përshëndes!
Të shkuara Moikom ! E di që je i fortë. Kam besim të plotë se do ta kalosh këtë situatë. Me dashuri dhe mall,Llazari
Te uroj me gjithe zemer sherim te shpejte e zoti qofte me ty . Me forcen tende shpirterore me ndihmen e mjekeve , familjes shoqerise cdo gje do shkoje per se mbari . Forca e kurajo .
Moikom i dashur,
lajmi qe njeriu mer per nje diagnoze te tille eshte i rende, por me beso se ky lajm do zbutet deri ne sherim te plote. E kjo do vije sepse shkenca e ka bere punen e vet dhe JU do e mbeshtesni punen e mjekeve me kurajon dhe vullnetin tuaj epo aq edhe me besimin tuaj se c’do gje do kaloje mbare. Keto nuk jane fjale qe i duhen pacientit, por jane fjale te shokeve te tu qe kane kaluar neper keto udhe te veshtira por jo te pakalueshme.
Ju uroj besim dhe kurajo se te tjerat i sjellin vete mjeket.
Do presim gjithmone lajme te mira deri ne sherim te plote
Perqafime
ZOTI ne menyre te mistershme, i do dhe i mbron njerizit e Tij, e sidomos ato te pamundurit dhe ne nevoje…Lutemi me gjithe shpirt ,qe edhe profesori te jete pjese e mrekullise se ZOTIT tone…
Fort i dashtur dhe i vyer miku im Moikom.
Kam ndjekur me interesim dhe pikellim njoftimet per semundjen tuaj te rende.Shumekush gaboi dhe e politizoi,si shume raste te tjera thjesht humane.Letra juaj drejtuar zotit Thana jo vetem sqaroi shume gjera dhe informacione,por,mbi te gjitha nxorri me mire ne pah nje vlere tjeter te larte te personalitetit tuaj,ndershmerine e sinqeritetin pa fund si dhe virtutin e larte te rrenjosur tek ju,ate te mirenjohjes,sic beni ne kete leter lidhur me te verteten per trajtimin tuaj nga mjeket me profesioniste e te njohur te mjekesise shpiptare.Epitete dhe levdata per aftesite e larta dhe per penerat e veprat aq te mira qe ka nxjerre mendja dhe penda juaj mund te rradhis me dhjetra rreshta,por mbi te gjitha cmoj sot tek ju njeriun e intelektualin e mencur e te urte,te ndershem e te sinqerte,por edhe mirenjohes.Keto cilesi,tashme te gjendura rralle mes races sone shqiptare.i nxorre ne pah edhe ne kete rast fatkeqesie dhe telashi te madh per veten tuaj,por te cilat nuk doni te behen publike per te shqetesuar te tjeret.Edhe ne kete treguat kurajo dhe spoirtin e paperlyer te nje intelektuali dhe njeriu vigan.Moikom,s’kam pse te bej thirrje me fjalen “Mbahu!” apo te te jap kurajo,se ate e ke me oke nga vete forca e karakterit dhe e njeriut te mire.Kam qene e mbetem ateist,por ne rastin tuaj or mik i vyer,or vella,dua te therras te gjithe Zotrat,engjujt,zanat dhe shtojzavallet nga jane e nuk jane,te te marrin n e krahe e te te mbrojne e sherojne,sepse ende na duhesh shume ore mik i vyer,ore vella,ne keto kohra te keqia qe po kalon vendi dhe populli yne.Te pacim sa malet ore mik,ore vella!Me mendje dhe zemer jam cdo dite prane teje ne betejen tuaj te fundit,ate per vete jeten tuaj!Dalsh fitimtar si kurdohere!Perqafime vellazerore nga larg.
I juaji,
Bashkim Pitarka
Florida.
Lutjet me te sinqerta per sherim te shpejte te eruditit te madh, zotit Moikom Zeqo!
Nje mendje brilante e pjellore si rrallekush!
Mjerisht, nje xhevahir ende i panjohur ne gjithe gjeresine e thellesine e mendimit.
Do ia dale edhe kesaj sfide te veshtire.