Zv/Presidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek deklaroi sot në Prishtinë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar përkohësisht marrëveshjen mbi Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe, duhet pranuar.
“Të presim çfarë vendimi do të marrë Kushtetuesja. E nëse vendimi i besohet Komisionit të Venedikut, edhe kjo është një ide e mirë”, tha zonja Lunacek, e cila shtoi se duhet pritur vendimi përfundimtar.
Ajo shtoi se nëse Gjykata kushtetuese vendos se përmbajtja e marrëveshjes nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, atëherë duhet bërë ndryshime.
“Nëse Gjykata Kushtetuese vendos në atë mënyrë, atëherë duhet të ndryshohen ato pjesët e marrëveshjes që nuk janë në harmoni me Kushtetutën. Për mua personalisht, problematike është pjhesa e marrëveshjes në të cilën thuhet se vetëm serbët mund të emërohen në pozita të caktuara. Në një vend shumëkombësh, kjo nuk do të duhej të ndodhte”, ka thënë Lunacek.

ZAJEDNICA NUK KALON
PERPARA VETEVENDOSJE.
PRANDAJ MOJ SHOQE VENDOSE GJYQETARE TE HUAJ PER TE GJYKUAR KETE RAST???!!!!
QE TI “XHIROSH” NJEREZIT QE MENDOJNE SE
ZAJEDNICA NUK KALON
PERPARA VETEVENDOSJE.